LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Krahasuar me vendet e rajonit, pres të kemi afat rekord të anëtarësimit në Këshill të Evropës

Ahmeti: Krahasuar me vendet e rajonit, pres të kemi afat rekord të anëtarësimit në Këshill të Evropës

Kosova i ka votat e gatshme për të kaluar fazën e parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Ai në diskutimin e organizuar nga Instituti për Studime Politike (PIPS) të martën në Prishtinë, tha se në krahasim me vendet e tjera të rajonit, pret që Kosova të anëtarësohet në afat rekord. Megjithatë ishte i rezervuar për të dhënë një datë kur Kosovës do t’i hapet dera përfundimisht për anëtarësim në KiE.


“E jona si Qeveri e Republikës së Kosovës ka qenë që të iniciojmë këtë proces dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Unë nuk e di se kur do të përfundojë, por jam optimist se në raport me vendet e tjera të rajonit do të kemi afat rekord të anëtarësimit, përveç Malit të Zi, që ka pasur një situatë të veçantë pas pavarësimit nga unioni që ka pasur së bashku me Serbinë”, tha ai.

Sipas të dytit në MPDJ, institucionet në Kosovë kanë bërë lobim intensiv për anëtarësim në KiE.

I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha që pret që Kosova të bëhet anëtare e Këshillin e Evropës.

“Unë pres që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës për dy arsye. Të gjithë janë të vetëdijshëm se shumica e shteteve që janë anëtare aty nuk i kanë dispozitat kushtetuese-ligjore më të mira se ne. Nëse shohim me kujdes se kush është Kushtetuta e Kosovës, por mbi gjitha edhe zbatimi dhe tereni i Kosovës, tregon se 80 për qind të serbëve të Kosovës jetojnë në territor të vetëqeverisur me 24 kompetenca në 11 komuna”.

“Kjo tregon se ligjet e diskriminimit pozitiv janë krejt në fuqi, mbi të gjitha ne nuk mund të ndryshojmë asnjë ligj vital dhe kushtetutën që prek pakicat në raport me shumicën. Krejt fryma institucionale dhe kushtetuese është multietnike”, theksoi Tahiri.

Ndërkaq, Kushtrim Istrefi, profesor i të drejtave të njeriut dhe të drejtës ndërkombëtare publike në Universitetin e Utrecht-it, tha se opinioni ligjor i Zyrës Ligjore të Këshillit të Evropës ka qenë i rëndësishëm për Kosovën, ku është sqaruar se për anëtarësimin e Kosovës në KiE nevojiten dy të tretat e votave dhe jo unanimitet i plotë.

“Kjo është qartësuar në opinionin ligjor të Zyrës Ligjore të Këshillit të Evropës se nevojiten vetëm dy të tretat në votën e parë të Komitetit të Ministrave që do të votohet nga ambasadorët atje. Ky ka qenë sqarim i domosdoshëm dhe i një rëndësi jetike për Kosovën, pasi nëse do të ishte me unanimitet do të ishte e vështirë për Kosovën të anëtarësohet”, theksoi ai.

Faza e dytë për anëtarësim në Këshill të Evropës është kur Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i kërkon Asamblesë Parlamentare një mendim për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të vitit 2022./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori