LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i Tesla i kthen veturat e saj elektrike në “një shfaqje me drita Krishtlindjesh”

Përditësimi i Tesla i kthen veturat e saj elektrike në “një shfaqje me drita Krishtlindjesh”

Gjiganti amerikan i veturave elektrike Tesla ka lansuar një përditësim falas të softuerit në mënyrë që të krijojë një shfaqje dritash me tematikë Krishtlindjesh, e gjithashtu duke i lejuar pronarët që ta programojnë “një mini-koncert të tyre”.

I lëshuar për herë të parë në prag të Krishtlindjeve 2021, programi “Holiday Mode” i Tesla-s organizon një shfaqje festive me drita – duke përdorur dritat dhe altoparlantët e makinës së saj elektrike, të cilat mund të projektohen në një sipërfaqe të sheshtë si dera e garazhit.


Softueri gjithashtu i lejon pronarët të përdorin këngët dhe sekuencat e dritave të ofruara nga Tesla ose të krijojnë një program të tyrin, duke e bërë këtë duke shkruar një program në një kompjuter dhe duke e ngarkuar atë në veturën e tyre elektrike nëpërmjet një USB-je, raporton Drive, transmeton Telegrafi.

Për Krishtlindjet 2022, funksioni i shfaqjes së dritës tani mund të planifikohet deri në 10 minuta përpara, i cili mund të përdoret për të parkuar shumë Tesla pranë njëri-tjetrit dhe për të kryer shfaqjen e dritës në sinkron.

Tesla dha disa pamje paraprake për “Holiday Mode-in” e këtij viti në një video të ngarkuar në YouTube, me 14 vetura të saj elektrike të parkuara pranë njëra-tjetrës dhe duke performuar shfaqjen festive të dritës. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Gomat e rrezikshme: Shkencëtari pohon se pluhuri i tyre është një problem serioz shëndetësor!

Gomat e rrezikshme: Shkencëtari pohon se pluhuri i tyre është një problem serioz shëndetësor!

Auto
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Hulumtimi: Psikopatët i pëlqejnë veçanërisht këto vetura

Auto
BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

BMW M4 CS, shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për 3.2 sekonda – kushton 160 mijë euro

Auto
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”

Auto
Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Skaner për vetura të përdorura: Bën 400 fotografi në pak sekonda dhe zbulon të gjitha defektet!

Auto
Kalo në kategori