LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i frikshëm: Kina mund të shohë gati një milion vdekje ndërsa del nga kufizimet për shkak të COVID-19

Paralajmërimi i frikshëm: Kina mund të shohë gati një milion vdekje ndërsa del nga kufizimet për shkak të COVID-19

Dalja e papritur dhe e papërgatitur e Kinës nga kufizimet e vendosura për shkak të Covid-19 mund të çojë në afro 1 milion vdekje, sipas një studimi të ri, ndërsa vendi po përgatitet për një valë të paprecedentë infeksionesh që përhapen nga qytetet e saj më të mëdha në zonat e tij të gjera rurale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për gati tre vjet, qeveria kineze ka përdorur bllokime të rrepta, karantina të centralizuara, testime masive dhe gjurmime rigoroze të kontaktit për të frenuar përhapjen e virusit.

Por kjo strategji e kushtueshme u braktis në fillim të këtij muaji, pas një shpërthimi protestash në të gjithë vendin kundër kufizimeve të rrepta që kanë përmbysur bizneset dhe jetën e përditshme.


Por ekspertët kanë paralajmëruar se vendi është i përgatitur dobët për një “dalje kaq drastike”, pasi ka dështuar në rritjen e shkallës së vaksinimit të të moshuarve, rritjen e kapacitetit dhe kujdesit intensiv në spitale dhe grumbullimin e medikamenteve antivirale.

Andaj, në kushtet aktuale, një rihapje mbarëkombëtare mund të rezultojë në deri në 684 vdekje për milion njerëz, sipas parashikimeve të tre profesorëve në Universitetin e Hong Kongut.

Dhe duke pasur parasysh popullsinë e Kinës prej 1.4 miliard njerëz, kjo do të arrinte në 964,400 vdekje, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Rritja e infeksioneve “ka të ngjarë të mbingarkojë shumë sisteme shëndetësore lokale në të gjithë vendin”, citohet të jetë vlerësuar në një dokument kërkimor, i cili ende nuk i është nënshtruar rishikimit nga kolegët.

Njëkohësisht heqja e kufizimeve në të gjitha provincat do të çonte në kërkesa për shtrimin në spital 1.5 deri në 2.5 herë më të larta se kapaciteti spitalor, sipas studimit.

Por ky skenar i rastit më të keq mund të shmanget nëse Kina nxjerr me shpejtësi vaksinat përforcuese dhe ilaçet antivirale.

Ndryshe, të hënën, autoritetet shëndetësore kineze njoftuan dy vdekje nga Covid-19, të dyja në kryeqytetin Pekin, i cili po përballet me shpërthimin e tij më të keq që nga fillimi i pandemisë.

Ato ishin vdekjet e para të raportuara zyrtarisht që nga lehtësimi dramatik i kufizimeve më 7 dhjetor, megjithëse postimet e mediave sociale kineze kanë treguar për një rritje të kërkesës në shtëpitë funerale dhe krematoriumet e Pekinit në javët e fundit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori