LAJMI I FUNDIT:

Tifozja e Argjentinës u shfaq ‘topless’ në stadium pas fitores së kombëtares së saj në Botëror

Tifozja e Argjentinës u shfaq ‘topless’ në stadium pas fitores së kombëtares së saj në Botëror
Një tifoze u shfaq 'topless' pas finales së Kupës së Botës, pavarësisht ligjeve të rrepta të Katarit (Foto: Twitter)

BBC ka shfaqur aksidentalisht një grua ‘topless’ gjatë fitores së Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës.

Argjentina fitoi titullin e tretë botëror në Katar pasi arriti ta mposht Francën me penallti.

Ndeshja u bë më e zjarrtë kur Lionel Messi shënoi një dygolësh dhe Kylian Mbappe u bë lojtari i parë që nga Sir Geoff Hurst i Anglisë në 1966 që shënoi një ‘hat-trick’ në një finale të Kupës së Botës.


Një tifoze u shfaq ‘topless’ pas finales së Kupës së Botës, pavarësisht ligjeve të rrepta të Katarit (Foto: Twitter)

Tifozët e Argjentinës, kuptohet, u gëzuan me triumfin e tyre dhe festuan brenda stadiumit Lusail.

Një fanse u tërbua paksa, teksa hoqi këmishën dhe filloi ta tundte në ajër. Ajo shihej pa sytjena, e madje rrezikon edhe të arrestohet.

Messi konfirmohet si MBRETI i futbollit botëror – Argjentina triumfon me penallti ndaj Francës
Lexo po ashtu Messi konfirmohet si MBRETI i futbollit botëror – Argjentina triumfon me penallti ndaj Francës

Në Katar, gratë duhet të vishen në mënyrë modeste në publik duke mbuluar shpatullat e tyre dhe duke mos veshur funde.

Ato që nuk ndjekin zakonet lokale mund t’u kërkohet të largohen nga një vend, t’u ndalohet hyrja apo edhe të arrestohen nëse veshja e tyre konsiderohet fyese.

Rregullat u zbutën gjatë Kupës së Botës, megjithatë është ende e rrezikshme për gratë të jenë ‘topless’ në Katar.

Identiteti i tifozes argjentinase nuk është bërë i ditur dhe nuk dihet nëse ajo u ndalua nga autoritetet pasi guxoi të dilte ‘topless’ në stadiumin Lusail.

Incidenti ndodhi pasi supermodelja kroate, Ivana Knoll, bëri disa paraqitje me veshje provokuese gjatë ndeshjeve të vendit të saj në Kupën e Botës.

Tifozja topless e Argjentinës u pa nga shikuesit me sy shqiponjë të mbulimit të finales nga BBC. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori