I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të nis dialogun me serbët lokalë. Kurti, më herët në Kuvend kishte deklaruar se dialogun ka kohë që e ka nisur, mirëpo serbët po hezitojnë të publikojnë fotografi nga takimet. Por, serbët që morën pjesë në këto takime, nuk po shprehen të kënaqur me produktivitetin e tyre.
Aty, përveç diskutimeve për barrikadat dhe sigurinë në veri, Escobar i kërkoi Kurtit që të nis në mënyrë produktive dialogun me serbët lokal.
Deri tash, Kurti ka treguar se për këtë qëllim ka mbajtur disa takime me shoqërinë civile serbe në Kosovë.
Në disa prej takimeve, ka marrë pjesë edhe drejtori i OJQ “Aktiv”, Miodrag Miliçeviq.
Miodrag Miliçeviq nga OJQ “Aktiv” ka thënë se ”Fatkeqësisht kemi parë pak ose aspak takime konstruktive dhe produktive, që duhet të jenë qenësore në procesin e dialogut me komunitetin serb në Kosovë”.
Miliçeviq ka shumë vite që me organizatën e tij punon në integrimin e serbëve lokal.
Miodrag Milicevic nga OJQ “Aktiv” ka shtuar se “Fatkeqësisht nuk ka gatishmëri nga asnjëra anë që të angazhohen në procesin e dialogut, as nga përfaqësuesit e serbëve, e as nga Qeveria e Kosovës. Për shkak të këtyre dy arsyeve po vazhdojmë të shohim kriza politike në veri të Kosovës, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës dhe potencialisht edhe më gjerë në regjion”.
I kënaqur me punën e Kurtit në realizimin e një premtimi që e kishte edhe përgjatë fushatës, nuk është as Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”.
Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari” ka thënë se “Në këtë situatë, kryeministri ka pasur hapësira dhe do të duhej të gjente hapësira në zonat ku jetojnë serbët të cilët janë më të gatshëm dhe kanë njëfarë gatishmërie për të bashkëpunuar edhe me qeverinë e Kosovës dhe për të qenë më lojal ndaj Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim ka zona edhe në jug të Kosovës, ku faktikisht aty do të mund të ishte më lehtë që edhe në hapësirë publike kryeministri faktikisht të tregoj që qeveria e Kosovës dhe Republika e Kosovës është Republikë e të gjithëve”.
Në një deklarim në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se në një takim që e kishte realizuar me përfaqësuesit e disa organizatave serbe të shoqërisë civile, asnjëri prej tyre nuk kishte pranuar që të publikoheshin fotografi.
Këtë, Kurti tha se ata e bënë pasi ndiheshin të frikësuar./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025