LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Francës deri te finalja

Rruga e Francës deri te finalja

Jemi afër finales së Kupës së Botës, ku sërish aty është Franca.

Ata që do të tentojë të mbrojë trofeun që e fitoi para katër vitesh në Rusi.


Por si arritën ‘Gjelat’ deri në finalen e Katar 2022.

Fillim solid

(Faza e grupeve: Vendi i parë) – Përmbledhja e ndeshjeve: Australi, Danimarkë dhe Tunizi)

Tre kampionë e mëparshëm dështonin në fazën e grupeve pas katër vitesh, por Franca jo.

Ata fituan dy ndeshjet e para ndaj Australisë dhe Danimarkës. Franca pësuan humbje në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, por që nuk krijuan panik pasi që e dinin forcën e tyre.

Magjia e Mbappes

(Eliminimi direkt: Fitore 3-1 ndaj Polonisë – përmbledhja e ndeshjes)

Është bota e sulmuesit të PSG dhe duhet ta pranojmë, pasi ndaj Polonisë, ai tregoi kualitetin e tij.

Shënoi dy herë dhe asistoi në golin e parë që u shënua nga Olivier Giroud.

Gjiganti Giroud

(Çerekfinalja: Fitore 2-1 ndaj Anglisë – përmbledhje e ndeshjes)

Historik. Kjo është mënyra për ta përshkruar sulmuesin e Milanit në Kampionatin Botëror.

Edhe pse dështoi të shënonte në Rusi, por shënoi katër herë në Katar, duke e tejkaluar edhe Thierry Henryn si top shënues në historinë e Francës. Në çerekfinale, goli i tij e dërgoi Anglinë në shtëpi.

Heroi Hernandez

(Gjysmëfinalja: Fitore 2-0 ndaj Marokut – përmbledhja e ndeshjes)

Goli më i shpejtë në gjysmëfinale që nga viti 1958, i shënuar nga mbrojtësi i majtë vendosi Francën në epërsi.

Pas tij shënoi edhe Randal Kolo Muani në fund, për t’i dhënë gjelave finalen.

Finalja

(Argjentinë – Francë, e diel – ora 16:00)

Ka mbetur vetëm edhe ndeshja finale, ku përballë tyre do të jetë Argjentina e Lionel Messit, që po kërkon t’i rrëzojë nga froni.

Cila fiton shpallet kampion për herë të tretë në histori, duke iu afruar Italisë dhe Gjermanisë që janë nga katër herë, ndërsa Brazili është i pari si i vetëm me pesë trofe./Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Kalo në kategori