LAJMI I FUNDIT:

Koncepti Audi Activesphere do të prezantohet më 26 janar

Koncepti Audi Activesphere do të prezantohet më 26 janar

Lansimi i konceptit më të ri të Audi po afrohet, dhe firma na ka dhënë një pamje tjetër të shkurtër para prezantimit të modelit. Koncepti i veturës quhet Activesphere dhe pason konceptet Skysphere, Grandsphere dhe Urbansphere.

Me një kombinimin të lartësisë së një SUV-je dhe disa detajeve të zhdërvjellëta, Activesphere mund të parashikojë zëvendësimin për Audi TT, atëherë kur edhe vetura e vogël sportive do të largohet nga tregu në vitin 2023.


Audi thotë se Activesphere “kombinon elegancën e jashtëzakonshme me performancën e jashtëzakonshme në terren malor”, raporton Auto Express, transmeton Telegrafi.

Audi activesphere concept teaser

Activesphere është një ‘cuope-crossover’, dhe përderisa kjo pamje e shkurtër nuk na tregon ndonjë gjë të re për dizajnin e trupit, në brendësi mund të vërehen katër sedilje.

Brendësia do të përmbajë gjithashtu gjeneratën e ardhshme të Audi-t të kabinës info-argëtuese, me prodhuesin që deklaron se “teknologjia e komunikimit” e konceptit krijon një përvojë unike – përtej vetë makinës.

Do të jetë përsëritja e katërt e koncepteve “sphere” të Audi-së, që lë të kuptohet mbi drejtimin e së ardhmes së markës, jo vetëm në dizajn por potencialisht edhe në llojin e produkteve të cilën firma gjermane synon të ofrojë.

Audi nuk ka zbuluar shumë për modelin e tij të fundit të paraqitur më lart, por ne e dimë se ai është projektuar për vozitje të automatizuar dhe do të jetë plotësisht elektrik./Telegrafi/