LAJMI I FUNDIT:

Më pak shqiptarë kalojnë La Manshin – The Times of London: Ka një rënie të ndjeshme, do të ketë valë të re në pranverë

Më pak shqiptarë kalojnë La Manshin – The Times of London: Ka një rënie të ndjeshme, do të ketë valë të re në pranverë

Ndërkohë që kalimet ilegale me gomone përmes ngushticës se La Manshit mes Francës dhe Anglisë nuk kanë të reshtur, numri i shqiptarëve në to ka rëne në mënyre të ndjeshme.

Sipas The Times të Londrës, burimet qeveritare theksojnë se pritet të ketë rritje të azilkërkuesve nga Shqipëria në muajt e pranverës.

Siç vërtetoi edhe tragjedia e fundit me gomone në La Mansh ku humbën jetën 4 emigrantë dhe disa të tjerë rezultojnë të humbur, mes tyre fatmirësisht numri i shqiptarëve momentalisht rezulton në një emigrant, i cili ndodhej në gomone dhe ai ka shpëtuar, transmeton Tch.


Ndryshe nga perceptimi dhe retorika se një e treta e atyre që kalojnë ilegalisht drejt brigjeve angleze janë shqiptarë, tanimë janë vetë burimet zyrtare britanike, që sipas The Times të Londrës, theksojnë se ka një rënie të ndjeshme të numrit të shqiptarëve që tentojnë të kalojnë ilegalisht gjatë muajve të fundit, nga 12 mijë në shtator në 13 mijë në total deri më tani.

Por këto burime nënvizojnë se pritet të ketë një rritje të kalimeve nga shqiptarët në muajt e pranverës nisur nga “tendenca  sezonale” e lëvizjeve të shqiptarëve nga përvojat e viteve të kaluara përmes rrugëve të tjera ilegale si përmes kamionëve dhe mauneve apo përmes linjave ajrore pa pasur viza, shkruan The Times e Londrës.

Ndërkohe numri i kalimeve me gomone vazhdon pavarësisht motit të acartë, madje po në të njëjtën natë të tragjedisë së fundit në La Mansh, një tjetër gomone ka qenë duke u mbytur në afërsi të gomones së parë me 50 veta dhe 5 emigrantë kanë rënë në det, por fatmirësisht janë shpëtuar nga rojet britanike të kufirit, lajm që çuditërisht nuk është bërë i ditur atë ditë, siç ndodh zakonisht.

Sakaq sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të enjten u mësua se 401 emigrantë të rinj janë pikasur të kalojnë me 8 gomone një ditë përpara tragjedisë. Është mësuar se premtimi i Rishi Sunak per cakimin e 730 punonjësve të rinj në Forcat e Kufirit si pjesë e një komande të re operacionale të specializuar për të luftuar kalimet ilegale në ngushticë do duhet nga nënte deri në një vit për rekrutimin dhe trajnimin e tyre. Rreth 100 prej tyre do të dislokohen në selinë e re  të dedikuar për kalimet me gomone. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

Lajme
Kalo në kategori