LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu flet nga Venecia: Komisioni ka votuar pro ndryshimeve për Byronë Shtetërore

Haxhiu flet nga Venecia: Komisioni ka votuar pro ndryshimeve për Byronë Shtetërore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka marrë pjesë në mbledhjen e 133 të Komisionit të Venecias, në Venecia të Italisë.

Haxhiu përmes një video incizime nga Venecia e Italisë tha se në këtë komision ka prezantuar ndryshime për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Sipas saj, Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve, siç tha ajo duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinion në muajin qershor të këtij viti, raporton Telegrafi.


“Në seancën e 133 të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia prezantova ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimeve dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të hartuara nga grupi punues i Komisionit për Legjislacion nën linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Jam shumë e lumtur që pas prezantimit dhe diskutimit Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinion në muajin qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën, theksuan se tashmë projektligji i ri parasheh një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës. Për më shumë sipas tyre, bashkëpunimi më autoritetet e Kosovës ishte një shembull i mrekullueshëm i cili duhet të shërbej edhe për rastet e tjera”, ka thënë Haxhiu. /Telegrafi/  

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Kalo në kategori