LAJMI I FUNDIT:

Droga vinte nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Malin e Zi – arrestohen 10 persona

Droga vinte nga Shqipëria, shkatërrohet grupi kriminal në Malin e Zi – arrestohen 10 persona

18 persona janë vënë nën akuzë në Malin e Zi për trafik droge dhe organizatë kriminale. Gjatë operacionit janë arrestuar disa persona, ndërsa arrestimet janë kryer edhe në zonën e Herceg Novi, Podgoricë, Kolashin e Budva.

Të dyshuarit akuzohen si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që merrej me shitjen e drogës. Sipas informacioneve të para janë arrestuar 10 persona: D.J, Z.V, B.Lj., S.Z, N.Z, E.T, A.B, A.R, M.Š. dhe V.J.


Policia ka kryer bastisje në 14 lokacione në disa qytete të Malit të Zi dhe me atë rast ua kanë hequr lirinë 10 personave, dy persona janë ende në kërkim.

Katër persona janë duke vuajtur dënimin me burg në Mal të Zi dhe vendet e rajonit ndërsa dy personat janë në paraburgim nën dyshimin se kanë kryer vepra penale në vitin 2021 dhe 2022 në lidhje me shpërndarje të drogave në Mal të Zi dhe Republikën e Serbisë. Autoritet bëjnë të ditur se sasia e kanabisit të sekuestruar arrin në një ton.

Autoritetet shtojnë se dyshohet se anëtarët e organizatës kriminale prokuronin dhe transportonin për rishitje në mënyrë të paligjshme një sasi të caktuar të lëndës narkotike marihuanë nga Shqipëria nëpërmjet territorit të Malit të Zi, drejt vendeve të rajonit dhe më tej në vendet e Bashkimit Evropian. /abcnews.al/