Katër javë më parë, katër studentë të Universitetit të Idahos – Kaylee Goncalves, Maddie Mogen dhe Xana Kernodle dhe i dashuri i Xana-s, Ethan Chapin – u therën për vdekje me thikë në shtëpinë me qira, derisa ishin në gjumë.
Ngjarja ndodhi në qytetin e largët të Moskës në orët e para të mëngjesit të së dielës, dhe siç thuhet ata u therën me një thikë të madhe dhe dhomat e tyre ishin të spërkatura me gjak. Dy cimere të tjera të shtëpisë po flinin në momentin kur ndodhi sulmi, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
Katër javë më vonë, nuk është gjetur asnjë dëshmitar i njohur, nuk ka asnjë të dyshuar të emëruar nga organet, asnjë armë vrasjeje dhe asnjë motiv i qartë.
Forca e policisë së Moskës, që nuk kishte hasur në vrasje për më shumë se shtatë vjet, është mobilizuar për të gjetur vrasësin ose vrasësit e katër studentëve.
“Është e vështirë të thuhet se kur ose nëse ky qytet do të jetë ndonjëherë i njëjti”, thotë Robbie Johnson, zyrtari i informacionit publik të forcës.
“Nuk mund të lejojmë të bëjmë një gabim”
Ka shenja se komuniteti dhe prindërit e viktimave po bëhen të frustruar me atë që ata e perceptojnë si mungesë progresi nga policia, edhe pse kanë mbërritur përforcime nga FBI dhe policia e shtetit Idaho.
Vendimi për të fshehur informacione të caktuara ose linja hetimi nga publiku është i qëllimshëm, thotë Johnson për Sky News.
“Ne nuk duam vetëm një arrestim, ne duam ta çojmë atë në gjykatë”, shton ajo.
“Ne duhet të jemi të sigurt se po kalojmë nëpër të gjitha provat dhe ato janë të gjera. Ka fotografi, email, telefonata që vijnë. Ne nuk mund të përballojmë një gabim ose të nxjerrim informacione që mund të komprometojnë hetimin”.
Policia ka deklaruar vazhdimisht besimin e saj se ose shtëpia ose banorët e saj ishin në shënjestër, por nuk kanë treguar pse e besojnë këtë.
Shtëpia ku u therën për vdekje
Ekspertët e internetit kanë vëzhguar strukturën e ndërtesës. Kati përdhes, me dyert rrëshqitëse të oborrit, është vendi ku u therën Xana dhe Ethani, një çift që nga pranvera për të cilët thuhej se ishin perfekt për njëri-tjetrin.
Në një nga dhomat e gjumit lart, Kaylee dhe Maddie, po ndanin gjithashtu një shtrat kur u vranë.
Në orët e para, ata i kishin dërguar vazhdimisht mesazhe ish-të dashurit të Kaylee-t, me të cilin ajo ishte ende e lidhur dhe policia e ka cilësuar si të dyshuar.
Një nga aspektet më të çuditshme të çështjes është se dy cimere të tjera femra, Dylan Mortensen dhe Bethany Funke, të cilat ishin në dhomat e gjumit në nivelin e bodrumit, mbijetuan.
Ato thonë se ishin në gjumë gjatë sulmeve dhe kur u zgjuan i thirrën miqtë e tjerë në shtëpi, duke besuar se një nga shoqet e shtëpisë ishte pa ndjenja.
Pak para mesditës, një nga miqtë thirri policinë, e cila zbuloi tmerrin e vërtetë të asaj që kishte ndodhur. Policia ka shpallur Dylan, Bethany dhe miqtë që mbërritën atë mëngjes si të dyshuar.
Lëvizjet e Kaylee-t dhe Maddie-t
Hetuesit thonë se po hetojnë jo vetëm atë që ndodhi brenda shtëpisë, por edhe ku kishin qenë viktimat në orët para vrasjeve.
Kaylee dhe Maddie kishin kaluar natën në një bar të quajtur Corner Club me shenjën e tij të verdhë neoni, pak larg rrugës kryesore në Moskë.
Ato u larguan në orën 1 të mëngjesit për të shkuar te një kamion që shiste ushqim aty pranë, derisa po incizonin aventurën e tyre.
Më pas duket se ka një mosmarrëveshje me një burrë me kapuç. Në një moment, Maddie bën me gjeste drejt tij dhe duket se thotë “f*** ju zotëri”, para se të zhduken të gjithë jashtë pamjes.
Policia thotë se e cilëson edhe atë si të dyshuar.
Më parë ishte raportuar se prindërit e Kaylee besonin se ajo mund të kishte qenë objektivi kryesor bazuar në atë që u ishte thënë për shkallën e lëndimeve të saj në krahasim me viktimat e tjera.
Por tani ata nuk mendojnë se është kështu.
“Unë nuk mendoj se familja beson se ka pasur një objektiv individual ndaj vajzës së tyre”, thotë avokati i tyre, Shanon Grey, për Sky News.
Periudha pesë-orëshe për të cilat nuk dihet se çfarë ndodhi
Misteri rrethon vendndodhjen e dy viktimave të tjera, Xana Kernodle dhe Ethan Chapin në natën e vrasjeve.
Nga ora 8-21:00, ata ishin në një festë në shtëpinë mbresëlënëse të vëllazërisë Sigma Chi.
Është më pak se pesë minuta shëtitje nëpër një rrugicë për në shtëpinë ku ata u vranë, por ata nuk arritën në shtëpi deri pak para orës 2 të mëngjesit dhe policia po përpiqet ta gjejë se ku ishin gjatë këtyre pesë orëve.
Në një det pasigurie, një vrasës i dhunshëm, ose vrasës, i lirë vazhdon të terrorizojë këtë qytet me 25,000 banorë, ku përfshihen 11,000 studentë.
Gjithçka që ndodh në Moskë për momentin është e ngjyrosur nga humbja dhe frika. Në diplomimin e dimrit, ku Kaylee Goncalves supozohej të merrte diplomën e saj, një turmë policie patrullon arenën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Teksa po fluturonte me aeroplan ‘mbi llavën e zjarrtë të tij’, turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Tre të lënduar pas “përplasjes së dy trenave” në Gjermani
Shkoi për t’i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje