LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës edhe njëherë demanton mediat serbe: Po tentojnë ta destabilizojnë edhe më tej situatën

Policia e Kosovës edhe njëherë demanton mediat serbe: Po tentojnë ta destabilizojnë edhe më tej situatën
Foto: Ilustrim

Në kohën kur veriu është i tensionuar, mediat serbe të afërta me pushtetin atje po e shfrytëzojnë çdo mundësi që përmes dezinformatave dhe spekulimeve ta destabilizojnë edhe më tej situatën.

Spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse gjatë së premtes është arrestuar edhe një ish-zyrtar policor serb me inicialet Z.M në veri të Mitrovicës, si dhe kinse Policia e Kosovës në veri ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik.

Të dyja këto raste janë demantuar nga Policia e Kosovës, e cila ka inkurajuar qytetarët dhe mediat që të bashkëpunojnë me këtë institucion në adresimin e kërkesave dhe konfirmimin e informatave zyrtare dhe mos të bien pre e dezinformatave.


“Edhe një herë, demantojmë këto spekulime, duke sqaruar se nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për një arrestim të personit në fjalë, si dhe Policia e Kosovës nuk ka penguar dhe nuk pengon në asnjë rrethanë, asnjë institucion apo punonjës të cilët kryejnë detyrat zyrtare, përkundrazi në rastin konkret janë ndërmarr veprime në bashkëveprim me kompetentët për adresimin dhe sanimin e këtij problemi në rrjetin elektrik”.

“Policia e Kosovës, përmes njoftimeve të vazhdueshme tregon se është mjaft transparente dhe mban të informuar mediat dhe opinionin e gjerë lidhur me veprimet policore në nivel vendi, duke përfshirë edhe rastet ku kemi të bëjmë me arrestime të personave të dyshuar, ashtu siç e ka bërë të ditur edhe arrestimin e ndodhur mbrëmë të personit të dyshuar S.T, mashkull kosovar serb, i dyshuar për veprën penale ‘krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Kalo në kategori