LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i opozitës në Australi vazhdon ta quajë për 18 herë udhëheqësen e seancës “Zoti Kryetar” – pavarësisht se i bëhet vërejtje disa herë nga ajo

Udhëheqësi i opozitës në Australi vazhdon ta quajë për 18 herë udhëheqësen e seancës “Zoti Kryetar” – pavarësisht se i bëhet vërejtje disa herë nga ajo

Udhëheqësi i opozitës australiane u ndërpre derisa fliste nga nënkryetarja për “keqpërdorimin e emrit të saj” në mënyrë të përsëritur gjatë një debati në parlament të enjten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Peter Dutton, një ligjvënës nga Partia Liberale e Australisë, iu drejtua në mënyrë të përsëritur anëtares së partisë laburiste Sharon Claydon, e cila kryesonte seancën, si “Zoti Kryetar” të paktën 18 herë gjatë fjalimit të tij.

Madje, edhe pse zonja Claydon i kujtoi atij se ajo “nuk është zoti Kryetar”, z. Dutton vazhdoi t’i referohej asaj në atë mënyrë.


“Ju vazhdoni të më quani ‘Zoti Kryetar’”, tha nënkryetarja në paralajmërimin e saj të parë, duke korrigjuar liderin e opozitës pasi e quajti atë 10 herë si “Zoti Kryetar”.

“Duhet të përdorni titullin tim të saktë dhe kur u referoheni anëtarëve të tjerë”, shtoi ajo.

Z. Dutton kërkoi falje me shpejtësi, duke përdorur titullin e duhur.

“Ishte një pikë shumë e vlefshme zonja nënkryetare dhe më vjen keq që nuk ju jam drejtuar me titullin e duhur”, tha ai.

Por menjëherë pas kësaj, z. Dutton iu drejtua përsëri si “Z. Kryetar” edhe katër herë të tjera.

Zonja Claydon dukshëm e inatosur më pas qortoi liderin e opozitës, duke thënë “Unë nuk jam zoti Kryetar”, një paralajmërim tjetër që zoti Dutton e injoron më vonë pasi ai i referohet asaj si “Zoti Kryetar” edhe tri herë të tjera. /Telegrafi/