LAJMI I FUNDIT:

Skandali i korrupsionit në BE, partneri i eurodeputetes Kaili ‘pranon se ishte personi që kishte marrë ryshfet’

Skandali i korrupsionit në BE, partneri i eurodeputetes Kaili ‘pranon se ishte personi që kishte marrë ryshfet’

Francesco Giorgi, partneri i eurodeputetes greke Eva Kaili, e cila dyshohet në Bruksel për të ashtuquajturin skandal korrupsioni “Qatargate”, thuhet se pranoi se ishte personi që mori ryshfet dhe u bëri thirrje autoriteteve belge të lirojnë Kailin.

Sipas raportimeve në mediat italiane, 35-vjeçari Giorgi, i cili gjithashtu është arrestuar, ka rrëfyer para hetuesve se “bëri gjithçka për paratë që nuk më duheshin”, shkruan “greekreporter“, përcjell Telegrafi.


Giorgi, është një nga figurat kryesore në çështjen e dyshuar të korrupsionit dhe ndërhyrjes dhe akuzohet së bashku me Kailin, Pier Antonio Panzeri dhe një person të katërt për korrupsion, pastrim parash dhe krijim të një organizate kriminale.

Ai ka rrëfyer sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga gazeta belge Le Soir dhe italiane La Repubblica se ka qenë pjesë e një organizate të përdorur nga Maroku dhe Katari me synimin për të ndikuar në marrëdhëniet e dy vendeve me Evropën.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur që partnerja ime të jetë e lirë dhe të kujdeset për vajzën tonë 22 muajshe”, thuhet se u tha ai hetuesve.

Partneri i Kailit pretendoi në marrjen në pyetje se Panzeri, një ish-deputet me ndikim, ishte “truri i Qatargate”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Panzerit në Bruksel, hetuesit e policisë gjyqësore federale zbuluan rreth 600 mijë euro.

Gjithsej paratë e gjetura në posedim të babait të Kailit dhe në shtëpinë e Kailit dhe partnerit të saj ishin rreth 1.5 milionë euro.

Kaili mohon përfshirjen në “Qatargate”

Eurodeputetja greke Eva Kaili ka mohuar përmes avokatit të saj çdo përfshirje në skandalin e supozuar të ryshfetit që përfshin Katarin mikpritës të Kupës së Botës në Parlamentin Evropian.

Në një seri intervistash në TV grek, Michalis Dimitrakopoulos tha se klienti i tij nuk ka të bëjë fare me financimin nga Katari, “asgjë, në mënyrë eksplicite dhe pa mëdyshje”.

I pyetur për fotot e publikuara nga autoritetet belge që tregojnë grumbujt e parave të marra nga kontrolli në shtëpitë e të dyshuarit, avokati tha se fotot “janë tronditëse, por nuk tregojnë se kujt i përkasin paratë”.

“Partneri i znj. Kaili është i vetmi që mund të shpjegojë se kujt i përkisnin këto para, pse u gjetën në shtëpinë e tyre dhe për çfarë përdoreshin. Eva Kaili nuk ka lidhje me këto para”, theksoi avokati i Kailit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori