LAJMI I FUNDIT:

Studentët kërkojnë përgjigje nga Qeveria e RMV-së për ushqimin e subvencionuar

Studentët kërkojnë përgjigje nga Qeveria e RMV-së për ushqimin e subvencionuar

Lëvizja e Rezistencës Studentore për Drejtësi për Studentët reagon për faktin se studentëve nuk u janë paguar ende fondet për ushqimet e subvencionuara dhe njoftojnë se nëse nuk marrin informacion se kur të ndodhë kjo do të organizojnë protesta.

“Sipas vendimit ligjor që u miratua vetëm pak muaj më parë, deri më 15 dhjetor të këtij viti ishte paraparë pagesa e mjeteve për ushqimin e subvencionuar të studentëve. Konkursi për aplikim ka zgjatur deri më 3 dhjetor, ndërsa studentët nuk kanë marrë ende njoftime nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës dhe nuk e dinë se kur do t’u paguhen fondet.

Ne kemi paralajmëruar edhe kur po miratohej kjo zgjidhje konfuze ligjore se nuk do të jepte rezultatet e dëshiruara dhe se do të ishte në dëm të studentëve”, thonë nga Rezistenca Studentore për Drejtësi për Studentët.


Ata u bëjnë thirrje atyre që kanë negociuar në emër të studentëve që të deklarohen për situatën e re dhe kërkojnë përgjigje nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës se kur do t’i marrin studentët mjetet financiare.

Nëse nuk marrim përgjigje, thonë prej andej, do të fillojnë të organizojnë demonstrata masive studentore./Telegrafi/