Dëshmitari Gazmend Kuqi, ka thënë se pasi që kompania e tij ndërtimore “Vëllezërit e Bashkuar” nga Suhareka kishte filluar ndërtimin e objektit në Kaçanik, e kishte anuluar marrëveshjen për ndërtim me NN “Çlirimtarët”, për shkak të kërcënimeve dhe se kishte filluar shitja e banesave pa dijeninë e tij.
Këtë deklarim dëshmimtari Kuqi e bëri në seancën e së martës, në gjykimin për korrupsion ndaj ish-kryetarit të Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Kuqi tha se pasi kishte bërë kontratë me Komunën e Kaçanikut dhe NN “Çlirimtarët”, për ndërtimin e objektit në Kaçanik, kishte filluar punimet dhe kishte investuar 470 mijë euro.
“Deri te ndërprerja e kontratës erdhi pasi që pjesëtarët e shoqatës, shitnin banesa pa dijeninë time, pastaj kam pas kërcënime direkte ndaj meje dhe familjes time, pastaj unë vendosa me heq dorë nga kontrata apo marrëveshja që kishim për ndërtimin e këtij objekti, ka thënë dëshmitari Kuqi.
I njëjti, tha se me ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharku, nuk kishte pas asnjë intervenim apo ndonjë kërcënim në lidhje me ndërtimin e këtij objekti, edhe pse sipas tij, të njëjtit ishin takuar shpeshherë.
Po ashtu, dëshmitari Kuqi ka thënë se pas kërcënimeve që i janë bërë dhe pas detyrimit të tij për t’u larguar nga kontrata që kishte me NN “Çlirimtarët” dhe Komunën e Kaçanikut, asnjëherë nuk i ishin kthyer të hollat me të cilat kishte investuar dhe filluar punimet në atë objekt, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitari Minir Sopa, i cili ishte pjesëtar i kompanisë NN “Çlirimtarët”.
“Kemi ndërtuar një ndërmarrje për ndërtim, NN “Çlirimtarët”, kemi qenë një grup shokësh që e kemi themeluar, si përfaqësues i kompanisë ka qenë Elham Bunjaku”, tha dëshmitari Sopa.
Prokurori Rasim Maloku e ka pyetur dëshmitarin Sopa se a kanë ndërtuar ndonjë objekt si kompani dhe se çfarë kishte ndodhur me këtë kompani, për çka dëshmitari tha se nuk kishin ndërtuar asnjë objekt.
“Si kompani e ndërtimit kemi paraqitur kërkesë te Drejtoria për Urbanizëm në Kaçanik dhe një projekt ideor për ta kërkuar një lokacion për ndërtim”, tha dëshmitari Sopa.
Ai theksoi se në atë kohë 2002-2013, kishte punuar në Komunën e Kaçanikut si drejtor i Drejtorisë për Mirëqënie Sociale.
Tutje, dëshmitari Sopa tha se nuk ishte takuar asnjëherë me zyrtarët komunal për të diskutuar çështjen e ndërtimit të objektit në fjalë.
Ndërsa, tha se pasi që kishin marrë leje për ndërtim nga Komuna e Kaçanikut, kishin filluar të pastronin t’i hiqnin disa rrënoja të cilat kishin qenë në atë parcelë.
I njëjti shtoii se i kujtohet se NN “Çlirimtarët” kishin bërë marrëveshje për ndërtim me një kompani nga Suhareka, mirëpo tha se nuk kishte marrë pjesë në këtë marrëveshje.
“Unë e di se kanë bërë marrëveshje, por s’kam qenë aty kur kanë ba marrveshje, unë kam kontribuar shumë pak për NN “Çlirimtarët”, lokalin që më takonte e kam marrë pastaj e kam shitur”, tha dëshmitari Sopa
Pas dëshmitarit Misin Sopa, në këtë seancë u dëgjua edhe dëshmitari Agim Çaka, i cili tha se kishte blerë nga NN “Çlirimtarët” një lokal në katin e parë apo katin përdhesë të objektit banesor në Kaçanik.
“Unë e kam blerë lokalin nga NN “Çlirimtarët”, fillimisht kam bërë një kontratë dhe një parapagesë, ka qenë 800 euro për metër katror, ndërsa lokali ka qenë 60 metra katror”, tha dëshmitari Çaka.
Ai deklaroi se kur e kishte marrë punën në këtë objekt, kompania “Bardhi” kontratën e tij e kishte pranuar me të gjitha kushtet e saj.
“Fillimisht, lokali ka qenë i NN “Çlirimtarët”, pastaj erdhi kompania “Bardhi” e cila me parakontratën time me NN “Çlirimtarët” ka vazhduar me mua deri në fund. Kontratën e fundit e kam bërë me ndërmarrjen ndërtimore “Bardhi”, tha dëshmitari Çaka.
Mbrojtësja e të akuzuarit Xhabir Zharku, avokatja Albana Kelmendi, në këtë fazë të procedurës ka propozuar prova për plotësimin e procedurës.
Kelmendi tha se mbetet pranë propozimit për provat materiale të evidentuara në fjalën hyrëse për plotësimin e provave.
Ndërsa, shtoi se propozon të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve Elham Bunjaku, Hebib Livoreka dhe ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli.
Po ashtu, e njëjta ka propozuar të bëhet grafologjia te Agjencia e Kosovës për Forenzikë- divizioni për cilësi dhe divizioni për dokumente dhe dorëshkrime e nënshkrime për të akuzuarin Zharku, ngase sipas saj i akuzuari Zharku dyshon se shkresa me numër 1368/10, e dates 11 shkurt 2010, nuk është nënshkruar nga ai.
Lidhur me propozimin e avokates Kelmendi për dëgjimin e dëshmitarëve, prokurori Maloku tha se nuk e kundërshton për faktin se sipas tij do të sqarohen rrethanat që janë në interes të mbrojtjes dhe së vërtetës për këtë procedurë penale. Edhe pse, dëshmitari Elham Bunjaku ishte dëgjuar në shqyrtimin gjyqësor, po ashtu Hebib Livoreka kishte dhënë deklaratë në polici.
Kurse, sa i përket propozimit për ekspertimin e shkresës, prokurori tha se të njëjtin propozim e kundërshton.
“E kundërshtoj, sepse ky dokument është marrë nga arkiva e komunës dhe s’ka kurrfarë dyshimi se i njëjti nuk është nënshkruar nga ish-kryetari. Pra, kjo është vetëm një zvarritje e procedurës”, ka thënë prokurori Maloku.
Kështu, trupi gjykues ka aprovuar propozimin e avokates Albana Kelmendi që si prova materiale të administrohen 5 aktvendime me data dhe shenja të cekura si në fjalën hyrëse.
Ndërsa, trupi gjykues ka refuzuar propozimin që si provë materiale të administrohet aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, PP.II.3510/19, e datës 30 korrik 2019, dhe aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, P.nr.2471/1, i 31 korrikut 2019.
Gjithashtu, u refuzua propozimin e që të dëgjohen dëshmitarët Elham Bunjaku, Hebib Livoreka dhe ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ngase trupi gjykues vlerësoi se pritshmëria e dëshmisë së tyre nuk do ta ndryshojë gjendjen faktike.
Kurse propozimi për ekspertimin e dokumentit zyrtar, u refuzua nga trupi gjykues, me arsyetimin se dokumenti i tillë është në kuadr të dokumenteve zyrtare i nxjerrë nga arkiva e Kuvendit Komunal të Komunës së Kaçanikut, i nënshkruar, i vulosur dhe i protokuluar.
“Trupi gjykues në këtë drejtim nuk ka ndonjë dilemë apo zbraztësi rreth autenticitetit të kësaj prove materiale”, tha kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.
Seanca e radhës për këtë rast u caktua më 20 dhjetor 2022.
Sipas aktakuzës, më 23 tetor 2008 në Kaçanik, Xhabir Zharku, si person zyrtar– kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare, në atë mënyrë që në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Dhënies Koncesioneve 02/1,-44, kishte marrë vendim me numër 7311/2008, me të cilin kishte lejuar ndërtimin e objektit për banim kolektiv dhe lokale afariste në ngastrën kadastrale numër 650 zona kadastrale Kaçanik, pronë e komunës, e cila iu ka dhënë në shfrytëzim të përhershëm NN “Çlirimtarët“, me seli në Kaçanik, sipas të cilës kontratë komuna do të fitonte 20% në vijë vertikale të objekteve banesore, kurse pjesa tjetër e objektit do të ishte pronë në shfrytëzim të përhershëm të NN “Çlirimtarët“, pa i zbatuar procedurat që parashihen sipas Ligjit për Procedurën e Dhënies së Koncesioneve numër 02/1,-44, i cili ka qenë në fuqi.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, par.1 lidhur me par.3 të Kodit Penal.
Sipas pikës 2 të aktakuzës, më 11 shkurt 2010 në Kaçanik, i akuzuari Zharku, si person zyrtar– kryetar i Komunës së Kaçanikut, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për organizatën e biznesit, ka shpërdorur pozitën e tij zyrtare.
Aktakuza thotë se në kundërshtim me nenin 14 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale numër 03/1.-040, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën Komunale në Kaçanik, në çështjen civile të paditësit NTN “Bardhi“ nga Kaçaniku me pronar Bashkim Topojanin kundër të paditurës Komuna e Kaçanikut, për vërtetimin e së drejtës të shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërisë, kishte urdhëruar avokatin publik të Komunës së Kaçanikut, Fitore Krivanjeva – Daci që të mos ushtrojë ankesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Kaçanik C.nr.246/09, të 29 janarit 2010.
Në këtë aktgjykim, thuhet se paditësit NTN “Bardhi” nga Kaçaniku me pronar Bashkim Topojanin, iu ka njohur e drejta e shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërisë e evidentuar si parcela kadastrale numër 650/03, me sipërfaqe 0.30,43 ha, e evidentuar në fletën poseduese numër 86 Komuna Kadastrale Kaçanik, e cila paluajtshmëri ka qenë pronë shoqërore në emër të Komunës së Kaçanikut.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” nga neni 339, par.1 lidhur me par.3 të KPRK-së.
Zharku, në vitin 2011, ishte dënuar nga EULEX-i me 3 vjet burgim për veprat penale “Detyrim” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas kësaj ishte arratisur nga Kosova, ku kishte jetuar në Suedi e në disa raste kishte marrë pjesë në organizime të institucioneve të Kosovës. Në shtetin skandinav ai kishte jetuar për gati pesë vjet e gjysmë, derisa më 7 qershor 2018, ai ishte kthyer në Kosovë, pasi që kishte kaluar afati i ekzekutimit të dënimit ndaj tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A