Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook konfirmoi përmes Twitter se Apple përdor sensorët e kamerës së Sony në prodhimin e iPhone.
Cook këtë e konfirmoi përmes një mesazhi në Twitter teksa ishte për vizitë tek furnitorët në Japoni.
“Ne kemi bashkëpunuar me Sony për më shumë se një dekadë për të prodhuar sensorë kamerash lider në botë për iPhone”, shkroi Cook, duke falënderuar CEO të Sony, Kenichiro Yoshida që i tregoi objektin e Kumamotos.
Fotoja tregon Cook duke iu treguar smartfoni i kompanisë së tij, gjë që është mjaft qesharake.
Apple në përgjithësi fsheh detaje rreth komponentëve harduerikë që hyjnë në çdo iPhone, kështu që konfirmimi i përdorimit të sensorëve të kamerës së Sony pas më shumë se një dekade është ende një moment domethënës. Faqja e internetit e Apple liston vetëm specifikimet e kamerës së iPhone si rezolucioni, hapja dhe fusha e shikimit, ndërkohë që nuk ka informacion për komponentë të veçantë.
We’ve been partnering with Sony for over a decade to create the world’s leading camera sensors for iPhone. Thanks to Ken and everyone on the team for showing me around the cutting-edge facility in Kumamoto today. pic.twitter.com/462SEkUbhi
— Tim Cook (@tim_cook) December 13, 2022
Tweeti i Cook konfirmoi raporte dhe thashetheme të shumta që kanë qarkulluar prej vitesh rreth përdorimit të pajisjeve të Sony nga Apple. Në vitin 2015, Wall Street Journal raportoi se Apple përdori dy sensorë Sony për iPhone 6 dhe duke shkëputur pajisjen, iFixit vendosi numrat e modelit të Sony.
Kjo e fundit konsiderohet lidere në tregun e sensorëve të kamerave dhe ka një pjesë prej 44 për qind të tregut të sensorëve CMOS. Samsung është i dyti me një aksion prej 18.5 për qind.
Gjithashtu, vizita e Cook në fabrikën e Sony do të thotë se partneriteti mes dy kompanive do të zgjasë dhe se do të bashkëpunojnë në prodhimin e modeleve të ardhshme të iPhone.
Sony thuhet se ka zhvilluar një sensor të ri që përdor një arkitekturë të re gjysmëpërçuese për të “kapur” më shumë dritë dhe për të zvogëluar ekspozimin e tepërt dhe nënekspozimin. Ky sensor duhet të jetë pjesë e gjeneratës së ardhshme të iPhone-ve, por do të përdoret edhe nga prodhues të tjerë të smartfonëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Microsoft zbulon investimin e radhës miliarda dollarësh në Malajzi
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Boston Dynamic prezanton robotin e ri qen i cili shfaqet duke kërcyer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe