Ish kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar sot lidhur me zhvillimet në veri, ndërsa theksoi se shtetin tonë nuk mund të kërcënojë dhe as cënojë askush nga Serbia.
Jashari në një postim në Facebook shkruan se barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë dhe qytetarët atje nuk duhet të vazhdojnë të mbahen peng nga politika e Beogradit.
Ish kryetari i komunës së Skenderajt thekson se në gjithë këtë rrugë, jetike mbetet unifikimi i spektrit politik në vend për të përmbyllur këtë kapitull, në koordinim të plotë me SHBA-të dhe shtetet e Evropës e botës demokratike.
“Republika e Kosovës si shtet i pavarur, është ndërtuar mbi parimet demokratike që sigurojnë liri dhe të drejta të plota për secilin qytetar të saj, pa dallim.
Veprimet e fundit të shtetit tonë, policisë së shtetit nuk duhet të shikohen e gjykohen ndryshe pos si zbatim i detyrave të përcaktuara nga kushtetuta jonë e të njohura edhe me konventa ndërkombëtare. Shtrirja e sovranitetit shtetëror në çdo cep të territorit është obligim që duhet realizuar medoemos”, shkruan Jashari.
Ai më tej thotë se si shtet i ri, nga negociatat e shumta janë kemi bërë kompromise të dhimbshme në emër të ruajtjes së paqes, stabilitetit rajonal dhe miqësisë ndërkombëtare.
“Me të drejtat që ua kemi garantuar me kushtetutë komuniteteve pakicë, kemi dhënë shembull në Evropë dhe botë sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave në shkollim, punësim, pjesëmarrje në qeverisje etj.
Pra kemi dhënë aq shumë në luftë dhe në paqe, e po ashtu edhe në tavolinë në negociata e bisedime dhe tani e vetmja gjë që duhet bërë është ofrimi i sigurisë për banorët në veri dhe zhvillimi i kësaj pjese të vendit nëpërmjet punësimit dhe krijimit të perspektivës për të gjithë pa dallim”, shkruan ai.
Sipas Jasharit, njëkohësisht Evropa dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar duhet të shohin politikën destruktive të Beogradit dhe të merren seriozisht me kërcënimet e Serbisë dhe atyre që ende jetojnë me iluzione e propaganda të Millosheviqit të cilat rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit dhe me gjerë.
“Barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë, qytetarët atje nuk duhet të vazhdojnë të mbahen peng nga politika e Beogradit.
Shtetin tonë nuk mund të kërcënojë dhe as cenojë askush nga Serbia, ne jemi të gatshëm si shtet por edhe si shoqëri që t’i dalim zot vendit tonë, në jetësim të amanetit të heronjve, dëshmorëve e martirëve të lirisë.
Krenar me Policinë tonë që pavarësisht rrethanave qëndrojnë në shërbim të shtetit dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës”, shkruan ndër të tjera isha kryetari i Skenderajt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje