Nga një personazh anonim, Dejan Pantiq është kthyer në figurën qendrore, në arsyetimin e radhës për barrikadimin e veriut të Kosovës.
Heqja e tyre, u kushtëzua me lirimin e ish-pjesëtarët të Policisë së Kosovës, që u arrestua ditë më parë nën dyshime të forta që e lidhnin atë me shpërthimet në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Një kërkesë e tillë, u bë edhe nga vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të dielën mbrëma, e u përsërit gjatë ditës edhe nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.
Por një kërkesë e tillë, për Enver Dugollin, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtar i Komisionit për Siguri, është e papranueshme.
“Këtu nuk kemi të bëjmë më asnjë kushtëzim dhe nuk do të lejojmë kushtëzim , pazare në këtë çështje. Republika e Kosovës këtë nuk e pranon, pasi çështja e arrestimit të ish-policit është çështje ligjore dhe do të trajtohet për veprat e akuzuara. Edhe barrikadat janë pengesë e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe ato duhet të sanksionohen”, ka thënë Dugolli.
Madje kolegu i Dugollit nga ky komision, Hisen Berisha, deputet i PDK-së, kërkesën serbe e konsideron si ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit të Kosovës.
“Kosova nuk guxon të bëjë asnjë kompromis në zbatimin e ligjshmërisë, kërkesa e Vuçiqit nuk është asgjë më shumë, veç se të ndërhyj në integritetin ligjorë e kushtetues të Kosovës. Në këto tema nuk guxon të ketë kompromis dhe për këto tema Qeveria do ta ketë mbështetjen e opozitës. Qeveria nuk e ka shfrytëzuar opozitën aq sa ka qenë opozita e gatshme për bashkëpunim por është munduar të bartë përgjegjësinë tek disa çështje”, ka thënë Berisha.
Pantiq, ish-pjesëtar i MUP-it serb, ishte në mesin e zyrtarëve që dhanë dorëheqjen nga Policia e Kosovës, që erdhi si rezultat i pezullimit të drejtorit rajonal të Policisë, Nenad Gjuriq, si rezultat i refuzimit të tij për të zbatuar urdhrat lidheshin me vendimin për targat ilegale.
Dejan Pantiq, është arrestuar të shtunën nën dyshimin se ka organizuar sulmin ndaj zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore.
Menjëherë pas arrestimit të tij, në shenjë revolte grupet serbe në veri të vendit kanë vendosur barrikada në rrugët që dërgojnë drejt dy pikave kufitare, Jarinjë e Bërnjak, derisa u raportuan edhe incidente të shumta, me sulme të armatosura ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A