LAJMI I FUNDIT:

Metoda e pazakontë për ta zgjuar gruan nga gjumi, lëvizi timonin e aeroplanit – ajo mendoi se po rrëzohej fluturakja

Metoda e pazakontë për ta zgjuar gruan nga gjumi, lëvizi timonin e aeroplanit – ajo mendoi se po rrëzohej fluturakja

Të gjithë ata që frikësohen të udhëtojnë me aeroplan, kjo video i ka frikësuar tej mase.

Videoja e shpërndarë në Instagram nga Michael Young nga Georgia, SHBA, e shfaq autorin e videos duke u tallur me gruan e tij Heather të cilën e kishte zënë gjumi derisa po udhëtonin, transmeton Telegrafi.


Ai kishte gjetur një metodë të pazakontë për ta zgjuar gruan – duke bërë një lëvizje të frikshme derisa po lëviznin me shpejtësi të madhe, ku kjo lëvizje e zgjoi Heatherin që nuk mund të ndalej duke bërtitur.

Ajo ishte e bindur se aeroplani po rrëzohej, por në fund e kupton se bashkëshorti kishte vendosur paksa të tallet me të.

Pasi qetësohet dëgjohet duke i thënë “çfarë po bënë”, në anën tjetër akoma nuk mund të besonte se ishte thjesht një shaka. /Telegrafi/