LAJMI I FUNDIT:

Microsoft blen aksione në bursën e Londrës në marrëveshjen e të dhënave cloud

Microsoft blen aksione në bursën e Londrës në marrëveshjen e të dhënave cloud

Microsoft do të blejë 4 për qind aksione në bursën e Londrës si një pjesë e marrëveshjes në të cilën operatori i tregut do të shpenzojë së paku 2.6 miliardë euro (2.8 miliardë dollarë) përgjatë 10 viteve të ardhshme në shërbimet cloud të ofruesit të softuerit.

Kompanitë njoftimin mbi bashkëpunimin e bënë gjatë ditës së sotme, duke mbrojtur përfitimet që do t’u japë klientëve të bursës përmes përmirësimit të të dhënave dhe analizave. Në orët e para të ditës pas nënshkrimit çmimi në bursën LSEG u rrit për 4 për qind.


Ky bashkëpunim “krijon mundësi të rritjes së përfitimit për të dy kompanitë”, tha në një deklaratë David Schwimmer, drejtor ekzekutiv i LSEG, raporton CNN, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e kësaj marrëveshje, platforma e të dhënave të bursës së Londrës, dhe infrastruktura të tjera teknologjike do të zhvendosen në mjedisin cloud të Microsoft Azure.

Kompanitë gjithashtu planifikojnë qӕ të punojnë së bashku në zhvillimin e produkteve dhe shërbime të reja për të dhëna dhe statistika duke përdorur Microsoft Azure, Microsoft Teams dhe aftësitë e inteligjencës artificiale të Microsoft.

Si fillim, bursa e Londrës mund të i ndajnë të dhënat dhe statistikat e saj me Teams dhe Microsoft 365, që përfshijnë Excel dhe PowerPoint.

“Partneriteti do të bazohet në progresin e mirë të bërë nga LSEG në integrimin e Refinitiv dhe do të përmirësojë pozicionin e tij si një ofrues i infrastrukturës dhe i të dhënave lider në tregjet financiare botërore”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi.