Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit pa viza për Serbinë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, propozimi është dorëzuar për shkak se, siç theksojnë ata, Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe të jashtme të BE-së.
Siç bëhet e ditur më tej, propozimi ka pasur mbështetjen e anëtarëve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës.
Kërkesa është paraqitur nga deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës. Por, propozimi është iniciuar nga një përfaqësues i opozitës.
Deputeti holandez Jeroen van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij mori mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.
https://twitter.com/vanwijngaardenj/status/1600923671119466512?s=20&t=ZrtC8pPbLqwPQiwRMuZsQQ
“Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti (Aleksandar) Vuçiq nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, tha Van Wijngarden.
Në sistemin institucional të Holandës, thuhet se Parlamenti ka mandatin që t’i japë udhëzime qeverisë për zhvillimin e politikës së jashtme.
Për shembull, kur Holanda bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, nisma erdhi nga parlamenti.
Rezoluta e Parlamentit holandez bën thirrje për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë me anë të një mekanizmi frenimi emergjent më së voni deri në mars 2023, siç thuhet “duke pasur parasysh se Serbia po dëmton gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë dhe mos respektimit të sanksioneve të BE-së, si dhe mosrespektimit të regjimit të vizave, prandaj gjatë vitit 2022 një numër i madh i migrantëve të parregullt u zhvendosën në BE nga Serbia”.
Sipas Traktatit të Lisbonës, në Bashkimin Evropian ekzistojnë dy lloje të kësaj procedure. Njëra lidhet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe një tjetër që zbatohet në fusha të tjera, si bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe sigurimet shoqërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Je pushuar nga puna!” Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen
MPJ e Kroacisë, qytetarëve kroatë: Kujdes kur udhëtoni drejt Serbisë, mundësisht shmangeni këtë vend
Aeroplani i parë i Turkish Airlines u ul në Siri për herë të parë në 13 vjet
Keqtrajtohen pesë kroatë në Serbi, Zagrebi i dërgon notë proteste Beogradit
Trump u jep kompetenca të reja agjentëve federalë
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut projektuar në fabrikën e Teslas në Berlin
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t'i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
Rutte i NATO-s kërkon më shumë mbështetje për Ukrainën, mbështet kërkesën e Trump për buxhetin e mbrojtjes
Bloomberg do të financojë organin e OKB-së për klimën, pas daljes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit me urdhër të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar