LAJMI I FUNDIT:

Besohet se janë emigrantë, trupat e 27 personave gjenden të “hedhur” buzë një rruge në Zambia

Besohet se janë emigrantë, trupat e 27 personave gjenden të “hedhur” buzë një rruge në Zambia

Trupat e 27 personave, që besohet se janë emigrantë nga Etiopia, janë “hedhur” buzë rrugës në zonën Ngwerere në veri të kryeqytetit të Zambisë, Lusaka.

Ata ka të ngjarë të jenë mbytur ndërsa ishin në një rrugë tranziti, ka thënë zëdhënësi i policisë Danny Mwale për BBC, përcjell Telegrafi.


Një i mbijetuar i gjetur “duke gulçuar për ajër” është dërguar me urgjencë në një spital lokal, tha ai.

Zambia është një pikë tranziti për migrantët, të cilët duan të arrijnë në Afrikën e Jugut.

Mwale tha se banorët e Ngwerere gjetën trupat të dielën në orën 06:00, sipas kohës lokale.

Ai shtoi se policia beson se emigrantët janë shtetas etiopianë bazuar në dokumentet e identitetit të gjetura në ta.

“Hetimet tona paraprake tregojnë se një numër i përgjithshëm prej 28 personash, të gjithë meshkuj të moshës 20 deri në 38 vjeç, u hodhën në Meanwood Nkhosi përgjatë rrugës Chiminuka në zonën Ngwerere nga persona të panjohur”, tha policia në një deklaratë.

Trupat janë dërguar në morgun e Spitalit të Universitetit të Zambisë.

Në Malavi fqinj, në tetor, autoritetet zbuluan 25 trupa të emigrantëve etiopianë në një varr masiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori