LAJMI I FUNDIT:

Katër policë të lënduar nga dhuna e shfaqur në duelin mes Prishtinës dhe Trepçës

Katër policë të lënduar nga dhuna e shfaqur në duelin mes Prishtinës dhe Trepçës

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se katër policë janë lënduar në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Dhuna mes tifozëve shpërtheu pas përfundimit të pjesës së parë, pasi Plisat dhe Torcidat eskaluan në hedhjen e gjësendeve të forta dhe fishekzjarrëve në parket.


Në njoftimin e Ahmetit, bëhet e ditur se katër policë janë lënduar, derisa janë munduar të qetësojnë turmën, ndërsa kanë filluar hetimet për identifikimin e personave që ngjallën dhunë.

“Sot rreth orës 18:00, në Pallatin e Rinisë, gjatë një ndeshje basketbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët duke dëmtuar sallën, janë gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast kanë lënduar 4 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Nga ana e tifozëve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

“Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për identifikimin dhe arrestimin e peronave të dyshuar për veprat Sulm ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Nesër (e hënë) në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli për parandalimin e dhunës dhe dukurive tjera negative në sport.

Në këtë mbledhje do të kërkohet raport i detajuar për incidentet e dhunshme gjatë ndeshjes finale të Superkupës së Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori