Në fillim të muajit nëntor, disa javë para se të fillonte sezoni i blerjeve të festave, Apple lëshoi një paralajmërim të pazakontë: klientët duhet që të presin më gjatë për modelet e tyre të reja të iPhone 14 Pro.
Kjo ndodhi për shkak se njëra nga ndërtesat kyçe të saj të montimit në qytetin kinez të Zhengzhou “po operonte me kapacitet të reduktuar” për shkak të kufizimeve me Covid-19.
Për vite të tëra, Apple është mbështetur në një rrjet të gjerë të prodhimit në Kinë për prodhimin masiv të iPhone, iPad dhe produkteve të tjera të popullarizuara të cilat gjenden në shumë shtëpi në botë.
Por kjo varësi ndaj Kinës është testuar këtë vit nga strategjia “0-Covid” dhe nga kufizimet strikte në vend, duke përfshirë edhe qendrën e prodhimit në të ashtuquajturën “iPhone City” në Zhengshou.
Tani, kompania e teknologjisë më e vlefshme në botë thuhet se po kërkon të përshpejtojë planet për të zhvendosur prodhimin nga vendi më i populluar në botë – por reduktimi i varësisë së saj të konsiderueshme nga Kina mund të marrë vite, pra nëse kjo ndodh ndonjëherë, raporton CNN, transmeton Telegrafi.
Në një shënim në fillim të kësaj jave, një analist në Wedbush Securities vlerësoi se Apple do t’i duhej të paktën deri në vitin 2025 ose 2026 për të zhvendosur pjesën më të madhe të prodhimit të iPhone në tregje si India dhe Vietnami, por vetëm nëse “lëviz në mënyrë agresive”.
Gad Allon, një profesor në Shkollën Wharton të Universitetit të Pensilvanisë, kërkimi i të cilit fokusohet në operacionet dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, dukej se kishte një vlerësim edhe më konservator të orarit. “Unë nuk mendoj se mund të flasim për ndonjë ndryshim domethënës përtej disa përqindëshit përpara vitit 2025”, tha Allon.
Për të kuptuar se sa vendimtare është Kina për Apple: Përpara shpërthimit të Covid në tetor që shkaktoi mbyllje në Zhengzhou, ajo fabrikë prodhuese po prodhonte 85 për qind të iPhone Pro, sipas një vlerësimi nga firma e kërkimit të tregut Counterpoint, dhënë CNN. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë