LAJMI I FUNDIT:

Me kërkesë të Policisë së Kosovës vendosen kamera të sigurisë në Lagjen e Boshnjakëve  

Me kërkesë të Policisë së Kosovës vendosen kamera të sigurisë në Lagjen e Boshnjakëve  

Sot ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Sipas kompanisë private që ka vendosur kamerat, vendosja e tyre është bërë me kërkesën e Policisë së Kosovës. Vendosja e këtyre kamerave po bëhet në kohën kur tensionet janë rritur në veriun e Kosovës.


Po ashtu është vërejtur numër i shtuar i policëve në këtë pjesë të Mitrovicës së Veriut, shkruan kallxo.

Derisa kamerat e sigurisë po vendosen me kërkesë të Policisë së Kosovës, në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës ekzistojnë kamera ilegale të sigurisë që nuk kontrollohen nga institucionet  e Kosovës por dyshohet që janë vendosur dhe kontrollohen nga strukturat paralele serbe.

Në shkurt të vitit 2022, KALLXO.com kishte realizuar një hulumtim në lidhje me kamerat ilegale të sigurisë të vendosura në veri të Kosovës.

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi i vetmi institucion i cili është i përcaktuar me ligj që të ketë kontroll dhe mbikëqyrje në kamerat e sigurisë është Policia e Kosovës.

Kjo vlen edhe në rastet kur vetë komunat vendosin sistemin e kamerave të sigurisë.

KALLXO.com ka ndarë me ta dhjetëra fotografi me lokacione të ndryshme në të cilat janë vendosur kamerat e sigurisë të cilat mund t’i gjeni në linkun e hulumtimit.

Tensionet në veri janë rritur tensionet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë paralajmëruar të mbahen më 18 dhjetor në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Zgjedhjet do të mbahen si rezultat i dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave dhe serbëve të tjerë që kanë qenë pjesë e institucioneve të Kosovës. Dorëheqjet erdhën kur po paralajmërohej të fillonte periudha e shqiptimit të gjobave nga Policia e Kosovës për pronarët e automjeteve me targa ilegale serbe. Derisa tensionet ishin në rritje, në Bruksel, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë arritën një dakordim.

Dy ditë më parë, më 8 dhjetor, derisa një patrullë e Policisë së Kosovës po patrullonte në fshatin Serbovc të Zveçanit persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore, ku si pasojë është plagosur një polic. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Ky rast është duke u hetuar.

Derisa dje, më 9 dhjetor, herët në mëngjes është sulmuar edhe ekipi i gazetarëve të KALLXO.com nga persona të maskuar në Mitrovicë të Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori