Mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit tashmë ka mbetur në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, se a mund të sigurohet procesi zgjedhor në katër komunat veriore.
Mirëpo, sipas monitoruesve të zgjedhjeve, tensionet e krijuara në vazhdimësi, sulmet me shok-bomba dhe së fundmi edhe plagosja e një zyrtari policor, janë arsye se mbajtja e zgjedhjeve në veri në këto rrethana është e pamundur.
Megjithatë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se janë të gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve dhe procesi po vazhdon sipas planit operacional, por shtojnë se për çfarëdo shtyrje të zgjedhjeve në veri iu mbetet institucioneve të tjera të bëjnë vlerësimet.
Në anën tjetër nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë treguar nëse do të rekomandojnë shtyrjen e zgjedhjeve në veri për shkaqe të sigurisë.
Nuk janë deklaruar as ana e Zyra e Presidencës, të cilët nuk treguan nëse kanë pranuar vlerësimet e institucioneve të sigurisë për zgjedhjet në veri, shkruan KP.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për KosovaPress, se është e vështirë të mendohet të organizohet një proces zgjedhor, ku ka më shumë policë sesa votues.
“Qasja e KQZ-së në këtë drejtim është joserioze për shkak se është absolutisht e lehtë nga zyrat e KQZ-së në Prishtinë të merren vendime të cilat prekin stafin zgjedhor që do të punojë në zona të largëta në pjesën e veriut, të cilëve nuk po iu garantohet siguri as për të hyrë në objekte e lëre më për të administruar njëmend një proces zgjedhor.
Unë e kuptoj se mandati i KQZ-së është vetëm për organizim dhe administrim të zgjedhjeve, mirëpo nuk do të ishte hera e parë dhe është praktik që KQZ-ja të kërkojë nga institucionet siguri. Dështimi i institucioneve për të ofruar siguri do të duhej të ishte bazë e mjaftueshme për KQZ-në që të iniciojë të paktën procedurat, ndonëse nuk janë të kodifikuara që t’i bëhet me dije presidentes së vendit që mbajtja e këtyre zgjedhjeve në këto rrethana dhe tensione nuk është lehtë i arritshëm, për mos të thënë i pamundur.
Pasi është vështirë të mendohet të organizohet një proces zgjedhor ku ka më shumë policë sesa votues. Në anën tjetër, kur angazhohen komisionarë dhe zyrtarë të tjerë zgjedhor për të administruar një proces në të cilin nuk marrin pjesë as 1 për qind e votuesve”, thotë ai.
Ndërsa, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alim Rama, thotë për KosovaPress, se shtyrja e zgjedhjeve nuk i takon KQZ-së, por institucioneve të tjera.
“Shtyrja e zgjedhjeve nuk i takon KQZ-së. Kur janë shtyrë në mars të 2020 për shkak të pandemisë janë bërë me rekomandim të një institucioni përkatës siç ka qenë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, KQZ-ja e ka shqyrtuar ndërsa presidenti e ka marrë vendimin pa e marr miratimin e KQZ-së edhe pse KQZ-ja ka qenë dakord. Kësaj here ne nuk mund të mendojmë për shtyrjen e zgjedhjeve ose jo. Ju takon organeve të tjera…
Ne pranojmë rekomandime prej institucioneve përkatëse, në këtë rast iu takon organeve të sigurisë nëse ata vlerësojnë që është rrezik, ju takon atyre me shty. Mirëpo ne ende nuk kemi pranuar asnjë rekomandim nga institucionet përkatëse”, deklaron ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ditë më parë deklaroi se pas konsultimeve me institucionet e sigurisë, do të sqarohet situata sa i takon zgjedhje në veri të Kosovës.
Osmani tha se nëse vjen kërkesa për shtyrje të zgjedhjeve, ajo do të konsultohet edhe me parti politike, pasi sipas praktikave ndërkombëtare, vendimi për shtyrje të zgjedhjeve kërkon konsensus.
Kërkesën për shtyrje të zgjedhjeve në veri e kanë bërë edhe ambasadorët e QUNIT-it në Kosovë.
Pas dorëheqjeve nga katër kryetarët e komunave veriore si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat ilegale, presidentja Vjosa Osmani ka caktuar datën 18 dhjetor për zgjedhje për kryetar të komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Ndërsa më 25 dhjetor zgjedhjet për kuvendet komunale në këto komuna. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze