LAJMI I FUNDIT:

Nutricionisti i Messit zbulon ndryshimin kyç që ka bërë: Pesë artikuj ushqimorë janë të detyrueshëm në dietë

Nutricionisti i Messit zbulon ndryshimin kyç që ka bërë: Pesë artikuj ushqimorë janë të detyrueshëm në dietë

Lionel Messi ka adhuruar ushqimin e përpunuar derisa mjeku nuk i tregoi që do të ketë probleme shëndetësore nëse vazhdon të konsumojë një ushqim të tillë

Kampionati Botëror në Futboll në Brazil, më 2014, ishte një ndryshim drastik për Lionel Messin. Atëherë menaxheri Pepe Guardiola i sugjeroi të mendojë për ushqimin e vet dhe nga ai moment Messi ka ndryshuar mënyrën se si ai e konsideron ushqimin.

Besoni apo jo, kapiteni i reprezentacionit të futbollit të Argjentinës ishte një adhurues i madh i ushqimit ultra të përpunuar, transmeton Telegrafi.


Artikujt të cilët i konsumonte përmbanin nivel të lartë yndyre dhe sheqeri, dhe dr. Adrián Cormillot zbuloi që mund t’i shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Që atëherë Messi ka vendosur të konsumojë ushqim me vlera më të larta nutritive.

Ushqimi i tij përmban pesë artikuj kryesorë: Ujë, vaj ulliri, drithëra, fruta dhe perime të freskëta.

“Më duhet të përmend se përveç kësaj, frutat arrore dhe farat janë gjithashtu shumë të mira”, tha dietologu italian Giuliano Poser, i cili bëri një ndryshim kyç në menynë e Messit.

Ky ekspert ka theksuar që sheqeri është gjëja më e keqe për muskujt, prandaj futbollistit të famshëm i sugjerova që t’i shmangë, por edhe të qëndrojë sa më larg miellit të rafinuar.

“Sasia e mishit që hanë normalisht argjentinasit dhe uruguaianët është e tepërt. Mishi është i vështirë për t’u tretur, kështu që e këshillova Messin të reduktojë marrjen e tij”, shtoi dietologu. Meqë ra fjala, pjata e preferuar e Mesit është pula e pjekur me perime.

Gjithashtu, futbollisti shijon specialitetin e vendit të tij, fileta viçi të skuqur në thërrime buke, por edhe picën të cilën e ha shumë rrallë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Një ushqim që na shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë

Të njohim produktet
Kalo në kategori