LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimi nga Petkoviq për agresion ushtarak, reagon presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

Kërcënimi nga Petkoviq për agresion ushtarak, reagon presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar sot ndaj kërcënimeve të politikanëve të Serbisë ndaj Kosovës, të cilët kanë thënë se do të shqyrtojnë dërgimin e 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste, ndërsa shtoi se në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë.

Lexoni të plotë reagimin e presidentes Osmani:


Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”

Drejtësi
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri

Lajme
Kalo në kategori