Në versionin e ri të propozimit franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk ka devijime nga disa parime themelore.
Në dokumentin që i është dorëzuar në fillim të kësaj jave të dyja palëve, sipas mediave serbe, Kosova merr të drejtën-njohjen ndërkombëtare, përkatësisht anëtarësimin në Këshillin e Evropës, e cila është e sigurtë, si dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, ndërsa Serbia firon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kujtojmë se në muajt e fundit nën etiketën ‘konfidenciale’ dolën disa versione të këtij propozimi franko-gjerman për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Përmbajtja e këtij dokumenti mbeti e padisponueshme për publikun, përveç informacioneve nga liderët e Bashkimit Evropian se dokumenti i është dorëzuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Telegrafi.
Për dallim nga presidenti i Serbisë, kryeministri i Kosovës nuk ka pasur edhe kundërshtime të theksuara për propozimin. Ndër të tjera, ai ka theksuar se sipas asaj agjende, marrëveshja përfundimtare duhet të nënshkruhet jo më vonë se në mars të vitit të ardhshëm, që sipas interpretimit të tij do të nënkuptonte edhe njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, “është e sigurt që në atë dokument nuk ka asnjë ‘shpërblim’ për anëtarësimin e plotë për të dyja vendet në BE, por do të ketë para shtesë dhe fonde”.
Bashkimi Evropian i ka dorëzuar Kosovës e Serbisë një draft të përditësuar të propozimit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Tiranë, të martën (06.12.2022), tha, se “Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Kosovës dhe tashmë janë ata që duhet të nisin diskutime serioze, sepse është një moment që ka mundësi të madhe”.
Versioni i ri përmban një afat dhe përmbledhje të veprimeve që Kosova e Serbia duhet të bëjnë.
Projekt-propozimi i përditësuar është pranuar nga të dyja palët para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!