LAJMI I FUNDIT:

Mbledhja elektronike e Qeverisë, merren disa vendime

Mbledhja elektronike e Qeverisë, merren disa vendime

Një tjetër mbledhje elektronike ka mbajtur Qeveria e Kosovës, që shënoi takimin e 111-të për këtë mandat.

Ekzekutivi në këtë takim nga distanca ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së ‘’Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat’’.


Ky program siç thuhet është vazhdimësi e programit të mëparshëm “Evropa për qytetarët” e i cili synon mbështetjen dhe zhvillimin e shoqërisë  së hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse të bazuara në të drejta demokratike dhe në shtetin e së drejtës.

Po ashtu, një nismë tjetër mori miratimin e kabinetit, ajo për lidhjen e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2023.

Qeveria thotë se Bashkimi Evropian është zotuar se do të ndihmojë vendet e rajonit me një pako për energjinë në funksion të tejkalimit të krizës aktuale energjetike. Në këtë kuadër për Kosovën janë zotuar 75 milionë euro për përkrahje të drejtpërdrejtë buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023.

Ndërkohë, u mor vendim edhe për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë së 23 nëntorit me të cilin është miratuar analiza juridike për vlerësimin e bazës ligjore të akteve nënligjore të nxjerra nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori