LAJMI I FUNDIT:

Dy shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

Dy shpërthime në veri të Mitrovicës, policia thotë se janë shok-bomba

Sërish janë dëgjuar shpërthime në veri të Mitrovicë, saktësisht tek Lagjja e Boshnjakëve.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, ka njoftuar se shpërthimet në veri të Kosovës erdhën nga shok-bombat.


“Kanë ndodhur dy shpërthime me shok bomba. Nuk ka dëme e as të lënduar. Një është hedhur në një udhëkryq në Lagjen e Boshnjakëve dhe një në Kodrën e Minatorëve”.

“Ka shtëpi të banuara në afërsi, mirëpo nuk ka të lënduar. Këto janë shok bomba, nuk kanë aftësi shkatërruese, por kanë një efekt jashtëzakonisht të madh të zërit”, tha Hoti.

Njësitet e policisë së Kosovës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po patrullojnë atë pjesë.

Ndërsa, sipas banorëve tek lagjja e Boshnjakëve, një veturë në lëvizje ka gjuajtur mjetin shpërthyes, që sipas policisë ka qenë shok-bombë.

Telegrafi ka siguruar një fotografi ku shihet vetura e dëmtuar, ndërsa ka edhe një vrimë tek dera e parë.

Po ashtu qytetarët kanë thënë për Telegrafin se ndjehen të shqetësuar, dhe duan që në atë pjesë të ketë më shumë prani të policisë.

Ndryshe, Lagjja e Bosnjakëve është një vendbanim shumetnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.

Këto shpërthime vijnë një ditë pasi Policia e Kosovës tha se grupe dhe persona të maskuar, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav” sulmuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori