LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy trena në Spanjë, lëndohen të paktën 155 persona

Përplasen dy trena në Spanjë, lëndohen të paktën 155 persona

Të paktën 155 persona janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy trenave në periferi të Barcelonës, raporton BBC.

Përplasja ndodhi rreth orës 7:50, në afërsi të stacionit të trenave në verilindje të rajonit Katalunas, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se trenat po udhëtonin në drejtimin e njëjtë, dhe në një moment u përplasën duke bërë që qindra pasagjerë të lëndohen.


Në anën tjetër, policia në Kataloni ka bërë të ditur se po hetojnë shkaqet që mund të kenë çuar te ky aksident hekurudhor, transmeton Telegrafi.

“Po flasim për mavijosje dhe lëndime në kokë, asgjë serioze”, tha një zyrtar i kompanisë që menaxhon hekurudhat në këtë vend.

Sipas ekipeve të zjarrfikësve që dolën në vendin e ngjarjes, përplasja ndodhi kur një tren në lëvizje u përplas me trenin tjetër që ishte ndaluar me sa duket për të marrë pasagjerët në stacion. /Telegrafi/