LAJMI I FUNDIT:

A është Kosova e gatshme të propozojë Qytetin për të Drejtat e Njeriut?

A është Kosova e gatshme të propozojë Qytetin për të Drejtat e Njeriut?

Qyteti për të Drejtat e Njeriut është iniciativë e Znj. Shulamith Koenig dhe Lëvizjes për Edukimin për të Drejtat e Njeriut në SHBA. Projekti për Qytetin për të Drejtat e Njeriut është propozuar në Konferencën Globale për të Drejtat e Njeriut në Vienë, Austri në vitin 1993.

Derisa, Rosario në Argjentinë është Qyteti i Parë për të Drejtat e Njeriut në botë, i shpallur në vitin 1997. Graci, në Austri, u bë Qyteti i parë Evropian për të Drejtat e Njeriut në vitin 2001 dhe Washington DC në vitin 2008 shpallet Qyteti i parë për të Drejtat e Njeriut në SHBA.


Tani, shumë qytete në Bashkimin Evropian dhe në botë gëzojnë statusin e Qytetit për të Drejtat e Njeriut!

Këtë mundësi mund t’a gëzon edhe një qytet në Kosovë! Aktivistët për të Drejtat e Njeriut nga Evropa dhe SHBA sugjerojnë se Kosova mund të aplikojë për të shpallur Qytetin për të Drejtat e Njeriut! Kjo mundësi do ju ofrohet të gjitha qyteteve! Por cili do të jetë Qyteti për të Drejtat e Njeriut në vendin tonë?

Edukimi për të Drejtat e Njeriut – EDNj në Kosovë është përkrahur nga shumë organizata ndërkombëtare për edukimin e të drejtave të njeriut përfshirë edhe UNESCO-n. Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut – QKDNJ ka implementuar projektet e UNESCO-s në vendin tonë, ka përkthyer kompletin prej 12 teksteve të UNESCO-s për EDNJ dhe ka bërë trajnimin e trajnerëve, mësuesve dhe të nxënësve.

Ku qëndron tani Kosova me EDNJ?

Derisa EDNJ vazhdon të jetë me rëndësi të veçantë për shtetet e Bashkimit Evropian. Në Kosovë, vitet e fundit, duket se EDNJ ka shënuar ngecje dhe nuk është me prioritet!
Qytetarë të dashur, EDNJ dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është edhe një ndër kushtet themelore për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian!

Raporti i publikuar me 11 Tetor, 2021 nga Agjencioni i Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut na udhëzon si të formojmë Qytetin për të Drejtat e Njeriut!

“Qeveritë kombëtare dhe lokale janë bartës të detyrave dhe ato janë përgjegjëse për implementimin e detyrimeve për të Drejtat e Njeriut. Këto detyrime lidhin të gjitha format e qeverisjes vendore në zonat urbane ose rurale, pavarësisht nga madhësia e tyre dhe varen nga fuqitë që këto qeverisje vendore kanë në fusha të ndryshme në veçanti në arsim, shëndetësi, çështjet sociale ose strehim.”

Cili do të jetë Qyteti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë???

Qendra Kosovare për të Drejtat e Njeriut. Sa më shumë të mësojmë për të Drejtat tona aq më pak do t’i shkelim të drejtat e të tjerëve!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori