LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi sulmi ndaj Berishës në protestë? Deklarata e Policisë së shtetit dhe reagimi i kryeministrit Rama pas ngjarjes

Si ndodhi sulmi ndaj Berishës në protestë? Deklarata e Policisë së shtetit dhe reagimi i kryeministrit Rama pas ngjarjes

Një incident ndodhi të martën gjatë protestës së opozitës në Tiranë, në kohën kur po mbahet edhe Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Teksa po marshonte me protestuesit dhe po i printe turmës drejt bulevardit kryesor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është sulmuar nga një person, i cili më pas është neutralizuar nga sigurimi i Berishës.

Momenti i sulmit ka krijuar panik midis qytetarëve pjesëmarrës në protestë, ndërsa nga pamjet shihet se kryetari i PD-së, Berisha ka marrë një goditje në fytyrë që i ka shkaktuar gjakderdhje, shkruan Telegrafi.


Pas një mjekimi të shpejtë, Berisha ka vazhduar marshimin dhe ka dal përpara protestuesve në podiumin e ngritur për këtë rast.

E pak minuta pas sulmit është arrestuar nga policia edhe autori i ngjarjes.

Policia e shtetit theksoi se rasti është i paprecedent dhe i dënueshëm.

“Në lidhje me incidentin e ndodhur ndaj deputetit Sali Berisha, sigurisht incident i paprecedent dhe plotësisht i dënueshëm, Policia e Shtetit sapo u njoh me ngjarjen e shëmtuar, reagoi menjëherë duke ndaluar agresorin.

Edhe aktualisht po vazhdojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të përcaktuar dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje dhe motivet e saj”, thuhet në reagim.

Në lidhje me deklaratat e deputetit Berisha në konferencën për shtyp, gjatë së cilës pohoi se 31-vjeçari, Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale, dhe se është përdorur për të kryer akt dhune ndaj tij, ka reaguar Policia e shtetit.

“Shtetasi Gert Shkëlqim Shehu, i vitlindjes 1991, nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë Kriminale nga asnjë strukture e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu ky shtetas nuk është përdorur asnjëherë nga shërbimet e Policisë së Shtetit si i infiltruar apo si burim informacioni.

Sqarojmë se dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu, është vënë në dispozicion të medias nga vetë familjarët e të riut.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje dhe përgënjeshtron këto deklarata, të cilat nuk ndihmojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Policia ka thënë se siguron deputetin Berisha, se Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë, është e angazhuar maksimalisht, në zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të plotë ,të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

E kreu i PD-së ka bërë thirrje që të lirohet autori, duke thënë se pas sulmit qëndron Edi Rama.

“Lirojeni mjeranin që më goditi”, tha Berisha, duke shtuar se ai është vetëm një person i paguar për të kryer incidentin.

“Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist.

Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist”, theksoi kryedemokrati.

E për rastin ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Ai përmes një deklarate dënoi dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishës mesditën e 6 dhjetorit, gjatë protestës të opozitës.

Rama tha se dhuna nuk ka qenë kurrë e as nuk do të jetë mjet për të adresuar ndonjë shqetësim, ndërsa theksoi se kushdo që përdor dhunën duhet të përballet dhe me forcën e ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori