Maqedoni, ndërkombëtarët kritikojnë institucionet për luftën e dobët kundër korrupsionit
Ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein kritikon institucionet për luftën e dobët kundër korrupsionit në vend. Sipas saj, arsyeja pse disa vende kandidate për në BE-së negociojnë ndër vite është pikërisht lufta jo efikase kundër korrupsionit.
“E dini se në procesin integrues për në BE, kapitulli i sundimit të ligjit është kornizë e madhe e cila hapet e para dhe mbyllet e fundit. Arsye për këtë është se shumë vende të cilat janë kandidatë kanë shumë punë për të bërë në këtë kapitull dhe një shembull i tillë është edhe vendi juaj. Këtu bën pjesë gjëja më kryesore dhe ajo është shkatërrimi i korrupsionit. Neve mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shkatërrimin e korrupsionit. Të gjithë e dimë se bëhet fjalë për një detyrë të vështirë e cila qëndron para jush. Kjo nuk i referohet vetëm politikanëve, por të gjithë qytetarëve të cilët duhet të dinë se kur shkojnë në mjek nuk guxojnë të lënë ndonjë bankënotë në mantelin e mjekut” , tha Anke Holstein, Ambasadore e Gjermanisë.
Por kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se lufta kundër korrupsionit mbetet çështje me prioritet në Qeverinë e tij. I pyetur se çfarë ka bërë, Kovaçevski një pjesë të fajit ia faturoi opozitës për shkak të bllokimit të ligjeve reformuese në Kuvend.
“Lufta kundër korrupsioni mbetet lartë në agjendën time. Kam dëshmuar që në 10 muajt e fundit nuk kam bërë asnjë seleksionim të vetëm, nuk ka pasur asnjë moment kur unë jam vendosur në pozicion të ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të cilat nuk janë në kompetencë të Qeverisë. Këtë mund ta vërtetojnë edhe instancat gjyqësore dhe të prokurorisë të cilat kanë liri të plotë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Para ambasadores gjermane kritika kishte adresuar edhe ambasadori i BE-së, David Geer i cili tha se ndjehet i zhgënjyer për shkak se shumë para janë dhënë nga BE-ja për luftë kundër korrupsionit ndërsa rezultatet janë të padukshme. Një qëndrim të njëjtë kishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler e cila deklaroi se pavarësish mbështetjes së SHBA-ve vendi nuk ka arritur progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova