LAJMI I FUNDIT:

Në Kuvendin e RMV-së vazhdon debati për propozim-buxhetin për vitin 2023

Në Kuvendin e RMV-së vazhdon debati për propozim-buxhetin për vitin 2023

Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin amendamentues për Propozim-buxhetin e vitit 2023.

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet të premten në mbrëmje njëzëri miratoi amendamentin e Propozim-buxhetit për vitin 2023 për rishpërndarjen e një milion e shtatëdhjetë e dy mijë denarë për kryerjen më efikase të funksioneve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Amendamentin e propozuar nga deputetja e LSDM-së Sanela Shkrielj në koordinim me Komisionin e kanë përkrahur edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Për propozim-buxhetin për vitin 2023 janë dorëzuar 263 amendamente nga të gjitha partitë politike, prej të cilave 200 janë të OBRM-PDUKM-së.


Sipas projeksioneve në propozim-buxhetin, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282,1 miliardë denarë dhe janë për 14,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 324,8 miliardë denarë ose 12,6 për qind më të larta se në vitin 2022. Deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 4,6 për qind nga BPV-ja e planifikuar ose 42,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 324,8 miliardë denarë, që është 36,3 miliardë denarë më shumë se buxheti për vitin 2022.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori