LAJMI I FUNDIT:

Pamje që thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit: Dy aeroplanë bombardues bërthamorë janë dëmtuar në një sulm të dyshuar ukrainas me dron në bazën ajrore ruse

Pamje që thuhet se tregojnë momentin e shpërthimit: Dy aeroplanë bombardues bërthamorë janë dëmtuar në një sulm të dyshuar ukrainas me dron në bazën ajrore ruse

Një bazë ajrore ruse ku po përgatitej një sulm i madh kundër Ukrainës është goditur nga një sulm i dyshuar me dron që dëmtoi dy bombardues me rreze të gjatë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, baza ajrore Engels-2, pranë qytetit të Saratovit, u godit nga një shpërthim në orët e para të së hënës, që la të dëmtuar dy aeroplanë bombardues Tu-95, të cilët janë përdorur për të kryer sulme ajrore në infrastrukturën e Ukrainës.

Një tjetër shpërthim goditi gjithashtu bazën ushtarake ruse pranë qytetit Ryazan, duke vrarë tre persona dhe plagosur pesë pas shpërthimit të një kamioni me karburant.


Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.

Engels-2 dhe Ryazan ndodhen midis 500 dhe 700 kilometra nga kufiri me Ukrainën, që është përtej rrezes së raketave të Kievit, që do të thotë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një dron.

Disa orë para shpërthimeve, firma ukrainase e armëve Ukrobonoprom pretendoi se kishte testuar me sukses një dron vetëvrasës, shkruan Daily Mail.

Shpërthimi vjen gjithashtu pasi imazhet satelitore u publikuan javën e kaluar që tregonin bombarduesit në bazën ajrore Engels duke u përgatitur për një sulm në Ukrainë.

Një banor në Ryazan ka thënë: “Gjithçka në shtëpinë time ra nga raftet. Mendova se dritaret do të fluturonin jashtë, tmerr. Ne jetojmë jo shumë larg zonës”.

Mediumi rus MK tha se shpërthimi i rezervuarit të karburantit Ryazan çoi gjithashtu në dëmtimin e një aeroplani, shkruan më tej Daily Mail.

Rreth një lajmi të tillë kanë raportuar edhe media të tjera si ai britanik “The Sun” dhe mediumi ukrainas “Ukrinform” – dhe jo vetëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Dodik reagon pasi u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Arrestohet kandidati pro-rus për president të Rumanisë

Rumania
Kalo në kategori