Vetura elektrike në ardhje e Ford, Puma, do të arrijë në vitin 2024 si modeli më i vogël i kompanisë, duke pasuar largimin nga linja e prodhimit të Fiesta nga viti 2023. Puma e pastër elektrike është pjesë e planit të elektrifikimit “Model e” të Ford, i cili gjithashtu përfshinë edhe dy vetura më të mëdha elektrike SUV dhe 4 furgona të ri elektrik.
Auto Express bisedoi me Tim Slatter, kryetarin e Ford UK, i cili tha “Puma EV do të bazohet në suksesin e modelit aktual të Puma-s dhe do të vazhdojë të ketë motivet dhe atributet e asaj veture”.
Slatter gjithashtu deklaroi se Puma EV do të ketë të integruar një platformë të dedikuar elektrike, duke ndarë themelet bashkë me Ford Transit Courier elektrik, duke mbajtur platformën Global-B të Puma-s me motor me naftë, transmeton Telegrafi.
Ford veçse ka lëshuar një fotografi “teaser” të Puma EV, dhe një render ekskluziv i Auto Express parasheh dizajnin e tërësishëm të kësaj veture. Puma elektrike do të ndërtohet së bashku me veturat elektrike komerciale në ardhje të Ford në fabrikën e Ford në Craiova të Rumanisë.
SUV-të e tjerë të rinj elektrikë të markës – një model i mesëm dhe një crossover më sportiv – do të prodhohen në fabrikën e Ford-it në Këln, e cila po shndërrohet në një fabrikë të prodhimit të EV-ve falë një investimi prej 1.75 miliardë eurove (1.5miliardë funtesh).
Ndryshe nga Puma, këto vetura do të adoptojnë arkitekturën elektrike MEB të Volkswagen si pjesë e një partneriteti teknik midis dy markave.
Nuk ka asnjë informatë për kapacitetin e baterisë për Puma elektrike, por që pritet që të ofrojë një distancë të vozitjes prej mbi 320 kilometra (200 milje) me një mbushje, duke e lejuar atë të konkurrojë me rivalët e saj si Kia Soul EV dhe Peugeot e-2008. Motori elektrik do të prodhohet në fabrikën e Ford Halewood në Liverpool – e cila mori një investim prej 443,562 milionë euro (380 milionë funte) në dhjetor 2022. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Golfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Skuterët elektrikë po bëhen me airbag - shikoni testin e parë të përplasjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve