Qeveria në Projektligjin për Buxhet i cili ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ka paraparë që mjetet e pashpenzuara të komunave t’i kthehen në buxhetin e shtetit.
Mirëpo, në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AAK) shpresojnë që niveli qendror nuk do ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake sepse me këtë veprim do shkelë Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, atë për Financa Lokale por edhe kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale.
Sazan Ibrahimi nga AKK-ja shprehet se përkundër sfidave, bllokadave dhe problemeve që komunat janë ballafaquar këtë vit me fajin e nivelit qendror, ato deri në fund të vitit do i shpenzojnë mbi 50 për qind të mjeteve për investime kapitale që si përqindje është më mirë se sa që niveli qendror ka shpenzuar në përqindje për investime kapitale.
“Shpresojmë që niveli qendror për fajin e vet nuk do ia marrë komunave mjetet nga të hyrat vetanake sepse me këtë veprim do shkelë ligjin për menaxhimin e financave publike atë për financa lokale por edhe me të dy këmbët do shkelë mbi kartën evropiane mbi vetëqeverisje lokale”, ka thënë Ibrahimi.
Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim buxhetin e Kosovës prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, ku 660 milionë i dedikohen qeverisjes lokale dhe komunave, me një rritje për rreth 100 milionë euro nga 560 sa ishin në vitin 2022. Megjithatë, me këtë ndarje janë shprehur të pakënaqur disa nga drejtuesit e komunave.
Për Projektligjin e Buxhetit ankesa kishte Asociacioni i Komunave të Kosovës, ku kanë thënë se në vitin 2020 komunat kanë pranuar 21.7 për qind të mjeteve buxhetore. Në vitin 2021, 22.1 për qind, kurse në vitin 2022 kjo ka rënë në 19.6 për qind. Ndërsa në vitin 2023, do të jetë 20.5 për qind.
Lidhur me këtë Projektligj, Qeveria është akuzuar nga AKK-ja dhe partitë politike edhe sa i përket autonominë financiare të komunave, pasi është paraparë që mjetet e pashpenzuara nga viti paraprak të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëQyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!