Pekini ka ngritur më shumë se 100 të ashtuquajtura “stacione policore” jashtë shtetit në të gjithë globin për të monitoruar – dhe në disa raste riatdhesuar – shtetasit kinezë që jetojnë në mërgim, duke përdorur marrëveshjet dypalëshe të sigurisë të arritura me vendet në Evropë dhe Afrikë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “Safeguard Defenders” me bazë në Madrid të Spanjës thotë se gjeti prova që Kina po operonte 48 ‘stacione policore’ shtesë jashtë vendit që kur grupi zbuloi për herë të parë ekzistencën e 54 stacioneve të tilla në shtator.
Publikimi i tij i ri fokusohet në shkallën e rrjetit dhe shqyrton rolin që kanë luajtur iniciativat e përbashkëta policore midis Kinës dhe disa vendeve evropiane, duke përfshirë Italinë, Kroacinë, Serbinë dhe Rumaninë.
“Safeguard Defenders”, tha se ka identifikuar katër juridiksione të ndryshme policore të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës aktive në të paktën 53 vende, duke përfshirë të katër anët e globit, me sa duket për të ndihmuar emigrantët nga ato pjesë të Kinës me nevojat e tyre jashtë vendit.
Pekini ka mohuar se po drejton forcat e padeklaruara të policisë jashtë territorit të tij, me Ministrinë e tij të Punëve të Jashtme që i tha CNN në nëntor: “Shpresojmë që palët përkatëse të ndalojnë së proklamuari për të krijuar tensione. Përdorimi i kësaj si pretekst për të njollosur Kinën është i papranueshëm”.
Në vend të kësaj, Kina ka pretenduar se objektet janë qendra administrative, të krijuara për të ndihmuar emigrantët kinezë me detyra si rinovimi i patentës së tyre të shoferit.
Kina ka thënë gjithashtu se zyrat ishin një përgjigje ndaj pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, e cila kishte lënë shumë qytetarë të mbyllur në vende të tjera jashtë Kinës, të paaftë për të rinovuar dokumentacionin.
Megjithatë, raportet kanë nxitur hetime në të paktën 13 vende të ndryshme deri më tani dhe kanë ndezur një përplasje diplomatike gjithnjë e më të nxehtë midis Kinës dhe kombeve si Kanadaja, shtëpia e një diaspore të madhe kineze.
Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina ka zhvilluar një marrëdhënie të thelluar me shumë nga vendet ku supozohet se janë gjetur “stacionet e reja të policisë”, duke ngritur pikëpyetje të sikletshme për qeveritë kombëtare nëse “po balancojnë interesat tregtare kundër sigurisë kombëtare”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-10-780x439.png)
Një nga një, Trump po e tërheq SHBA-në nga organizatat ndërkombëtare
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/45107ee3-3e79-45dd-a74f-9b5928d4ade7-780x439.jpg)
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
!['Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-8-780x439.png)
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti