Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën shpreh qëndrimin e tij mbi negociatat me presidencën çeke, që do të çojnë në vendimin përfundimtar për lëvizjen afatshkurtër pa viza për qytetarët e Kosovës në zonën Schengen.
Në një intervistë për “ABC”, Reuten shprehet se negociatat me presidencën çeke do të fillojnë para Krishtlindjeve për të përfunduar sa më shpejt të jetë e mundur.
Eurodeputeti Thijs Reuten ndalet gjithashtu te sistemi ETIAS, që sipas tij, ishte një rregull e re që u vendos në mes të lojës. Por, Reuten thekson, se do të luftojë që vendet kandidate të mos paguajnë për ETIAS për vizat afatgjata.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian aprovuan një mandat negociues për lëvizjen afatshkurtër pa viza për Kosovën. Tani presidenca çeke duhet të negociojë me Parlamentin Evropian. Ju jeni raportuesi i Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Së pari, si e shihni ju vendimin e ambasadorëve?
Reuten: Është fantastike që më në fund kjo marrëveshje u arrit. Është një detyrim afatgjatë ndaj Kosovës. Është një vendim, që duhet të ishe marrë shumë vite më parë, pasi Kosova i ka plotësuar kriteret prej shumë vitesh. Jam i gëzuar që e hodhëm këtë hap. Presidenca çeke ka vendosur kontakte me zyrën time. Është e qartë, se Parlamenti Evropian nuk do jetë faktor bllokues.
Ne jemi të gatshëm të negociojmë sa më shpejt të jetë e mundur, shpresojmë para Krishtlindjeve për të ecur përpara dhe për të mbaruar këtë proces. Duhet të sigurojmë, që qytetarët e Kosovës të përfitojnë nga liberalizimi i vizave sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj, që më në fund, ky vend që ishte lënë jashtë liberalizimit të vizave, do të përfitojë nga kjo. Është një lajm pozitiv. Ne kemi nevojë për këtë.
Ne kemi nevojë për lajme të mira në Ballkanin Perëndimor, pasi është e domosdoshme që ne të përafrojmë rajonin me ne sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’a vendosim atë rrugën e duhur për anëtarësimit në BE-së kur të përmbushen kushtet. Ky hap është vërtet historik, pasi do të bëjë të mundur, që kosovarët do të udhëtojnë më lehtë për t’u takuar me familjen e tyre dhe për të vizituar shtetet e BE-së por gjithashtu. Por gjithashtu e anasjellta. Do të ketë më shumë kontakte, më shumë ndërveprim, kjo është vërtet e rëndësishme dhe ne kemi nevojë për këtë”.
Një prej shqetësimeve që janë shprehur mbi këtë vendim ishte dhe lidhja midis hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe sistemit ETIAS. Ç’mendoni për këtë ?
Reuten: Personalisht, mendoj, se ETIAS është një tjetër shembull, që tregon se si vendoset një rregull e re në mes të lojës. Kjo nuk ishte ajo që kërkoi Parlament Evropian. Ne e prisnim këtë hap me kohë dhe nuk shpresonim aspak që të vendoseshin kushte të reja në tavolinë. ETIAS ilustron pikërisht një nga ato kushte. Por tani le t’i japim bekimin tonë vendimit, sepse kemi një vendim historik për kosovarët. Më në fund do kemi liberalizimin e vizave për kosovarët. Shpresojmë që ETIAS të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur, pasi tani që çështja lidhet me ETIAS duhet të sigurojmë që qytetarët e Kosovës të përfitojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Në të gjitha rastet, jo më vonë se janari 2024, por shpresojmë para kësaj date.
Nuk ishte zgjedhja ime, që procesi të lidhej me ETIAS. Madje, ETIAS bëhet një problem edhe për vendet e tjera në rajon, pasi është një lloj barre e re për aplikimin e vizave me një kosto të caktuar. Nuk e zgjodha unë këtë, ndaj do më duhet të luftoj edhe për këtë. Propozimi im është që të përjashtoj vendet kandidate dhe Kosovën, që po përafrohet më shumë me BE-në, nga pagesa 7 euro kur ata aplikojnë për një vizë, pasi vendet kandidate duhet të kenë tjetër trajtim nga vendet e tjera të botës.
Si raportues i Parlamentit Evropian, a do të ndryshoni datën e hyrjes në fuqi ? A e keni mandatin për t’a ndryshuar datën, pasi do të komplikojë procesin edhe nëse ju do të dëshironit një gjë të tillë?
Reuten: Kjo është një pikë e drejtë. Siç thashë, ne si Parlament Evropian jemi të angazhuar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo që nuk duam është të krijojmë një situatë, ku të ketë shtyrje të mëtejshme të procesit. Ndaj, ne duam ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse ka një mundësi për ta përmirësuar pak propozimin, do ta bëj, por gjithnjë duke patur parasysh perspektivën e qytetarëve në Kosovë, pasi ata e meritojnë këtë. E meritojnë prej vitesh, por tani duhet ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur.
Sa e gjatë është kjo procedurë?
Reuten: Kjo varet nga shpejtësia me të cilën secili aktor bën punën e tij. Ne do ta bëjmë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të fillojmë diskutimet me presidencën çeke shpresojmë para Krishtlindjeve. Pas kësaj ne do t’i nxisim të gjithë për të avancuar sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe nëse nuk do të jetë në kompetencën time, do të nxis palët përpara, që vendimi të merret sa më shpejt të jetë e mundur./abcnews.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City