LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor akuzohet se i ka bërë me ‘photoshop’ fotografitë e tij të fundit të trupit me muskuj

Conor McGregor akuzohet se i ka bërë me ‘photoshop’ fotografitë e tij të fundit të trupit me muskuj

Conor McGregor është akuzuar për përdorim të ‘photoshop’-it në fotografitë e trupit të tij të ri.

Sportisti i UFC-së ka përdorur pushimin e tij 16-mujor për të ndjekur me rregull palestrën dhe për të zhvilluar muskuj në trupin e tij, shkruan The Sun.


Disa nga fotografitë e fundit të McGregor kanë mahnitur shumë fansat, aq sa disa besojnë se ato janë modifikuar për ta bërë atë të duket më i madh se sa është në të vërtetë.

Conor McGregor (Foto: Instagram)

‘YouTuber’-i popullor More Plates, More Dates arriti në atë përfundim, me të cilin pajtohet edhe sfiduesi tre herë i titullit të UFC-së, Chael Sonnen.

Sonnen tha: “Derek, More Plates More Dates doli dhe bëri një video për Conor McGregor”.

“Po parafrazoj, por ai tha se fotografitë që ai po nxjerr janë të bëra me ‘photoshop’. Këtu duhet t’ju ndaloj”.

“A nuk e dinim ne këtë? Unë supozova se ju e dinit këtë. A nuk e dini se ato fotografi të [McGregor] të madh, të fortë, a nuk e dini se ato janë të modifikuara?”.

Conor McGregor (Foto: Instagram)

“Nuk e kisha idenë se ky ishte një besim apo supozim në komunitet. A nuk e keni ditur këtë që në fillim? Kurrë nuk e dija që ju besonit në këto fotografi”, tha ai.

“Ato janë të tëra me ‘photoshop’. Mendova se bota e dinte këtë”.

“Më duhet t’ju them se jam pak i habitur për këtë. Të bën pak idiot. Ju keni fëmijë në shkollë të mesme që mund t’ju tregojnë kur diçka është e bërë me ‘photoshop’”.

Debatet e pabaza kanë komentuar transformimin e McGregor-it siç ndodhi gjatë një periudhe kur ai nuk i është nënshtruar testit të drogës nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Dopingut.

Chael Sonnen (Foto: Getty Images)

McGregor, 34 vjeç, nuk është testuar që nga tremujori i tretë i vitit 2021, megjithëse ai planifikon të kthehet në testimin e USADA vitin e ardhshëm.

Por Sonnen po refuzon të besojë se ‘dy dhe dy bëjnë pesë’, duke thënë së fundmi: “Conor del dhe duket i madh. Më pas zbulohet se ai nuk është në vendin e testimit të USADA. Kjo nuk është ajo që patë në ato fotografi. Ju patë një djalë që ishte i fryrë. Kështu që ai ka mbajtur shumë peshë uji”.

McGregor nuk e ka shkelur këmbën brenda ringut që kur theu këmbën në luftën e tij trilogjike me Dustin Poirier korrikun e kaluar.

Conor McGregor (Foto: Getty Images)

Por ai ndihet i përgatitur dhe gati për t’u rikthyer në fillim të vitit të ardhshëm, duke u thënë së fundmi fansave në Instagram: “Unë do të kthehem së shpejti, shpresoj”.

“Po synoj fillimin e vitit 2023. Diku në atë tremujorin e parë. Kjo do të më japë disa muaj të mirë [për t’u përgatitur]”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori