LAJMI I FUNDIT:

Dyqani i Fiat tani hapet edhe në Metaverse, ofron vozitje testuese në La Pista 500

Dyqani i Fiat tani hapet edhe në Metaverse, ofron vozitje testuese në La Pista 500

Metaverse, e cila është një përshkrim imagjinar i internetit në tërësi, tani është popullarizuar falë teknologjisë që shfrytëzon realitetin virtual dhe të shtuar. Dhe tani, një dyqan Fiat është i disponueshëm në metaverse përmes lansimit të ekspozitës së parë në botë në metaverse, Dyqanit Fiat Metaverse.

E punuar në bashkëpunim me Touchcast dhe Microsoft, Fiat Metaverse Store ofron një “proces pa stres, real, i menjëhershëm dhe i asistuar nga një njeri” të blerjes së një Fiat-i. Metaverse Store ka edhe një Fiat Product Genius, një person real i cili mund t’u përgjigjet çdo pyetje të një klienti në kohë reale.

Dhe përderisa metaverse, zakonisht përdorë realitetin virtual dhe atë të shtuar, Fiat Metaverse Store u mundëson klientëve mos përdorimin e kufjeve VR ose pajisjeve të tjera të kushtueshme. Kjo u bë e mundshme nga Metaverse-as-a-Service i Touchcast i ndërtuar në Microsoft Cloud, raporton motor1, transmeton Telegrafi.


“Brenda” Metaverse Store, Product Geniues e mirëpret klientin dhe bashkëpunon me atë në eksplorimin e veturës nëpërmjet pamjeve prej 360 shkallëve. Product Genius gjithashtu do ta ndihmojë klientin që të mësojë më shumë mbi teknologjinë e veturës, duke përshirë edhe adresimin ndaj çdo pyetje në lidhje me lëvizshmërinë elektrike, rikarikimin, dhe çdo përmbajtjeje të Fiat 500-shit të ri.

Përderisa La Prima 500 i ri i dizajnuar nga Bocelli është Fiati i vetëm në dispozicion në Metaverse Sotre, prodhuesi italian i veturave tha se do ta zgjerojë dyqanin, ku deri në fund të vitit ata do të shfaqin të gjithë linjën e Fiat 500, përderisa në fillimin e vitit 2023, në dispozicion do të jenë e tërë gama dhe të gjitha produktet e Fiat.

Fiat thotë se Product Genius do të jetë në dispozicion nga e hëna deri të premten nga ora 09:00 deri në ora 20:00, ndërsa të shtunave nga ora 10:00 deri në ora 18:00. Klientët do të mund ta vazhdojnë përvojën metaverse të vozitjes testuese në atë fizike duke shkuar tek dyqani më i afërt fizik. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?

Teknologji
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji
El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

El Capitan është superkompjuteri i ri më i shpejtë në botë

Teknologji
Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Teknologji
Kalo në kategori