LAJMI I FUNDIT:

Arben Taravari kandidon për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, këtë muaj mbahet kongresi i partisë

Arben Taravari kandidon për kryetar të Aleancës për Shqiptarët, këtë muaj mbahet kongresi i partisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (AA), Arben Taravari, dëshiron të mbetet në postin drejtues të kësaj partie.

Ai nesër kandidaturën për president do ta dorëzojë në komisionin e partisë në selinë qendrore të ASH-së në Tetovë.


Siç njoftojnë nga partia, ai do të paraqesë kandidaturën e tij me nënshkrime mbështetjeje nga anëtarësia e partisë.

Kongresi i partisë, sipas paralajmërimeve të mëparshme, duhet të mbahet më 17 dhjetor.

Taravari është kryetar aktual i Gostivarit, ndërsa nga shtatori i këtij viti ushtrues detyre i ASH-së, pasi Ziadin Sela dha dorëheqje nga pozita udhëheqëse e ASH-së pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të parakohshme për këshilltarë në Komunën e Tetovës.

Taravari më parë ka qenë sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ndërsa në maj të vitit 2022 është emëruar në postin e nënkryetarit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori