LAJMI I FUNDIT:

Dosja hetimore: Dorasi i kishte thënë ish-bashkëshortes “Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”

Dosja hetimore: Dorasi i kishte thënë ish-bashkëshortes “Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”

“Do ta vras burrin e motrës dhe do të bëj seks në prezencën tënde”. Këto ishin fjalët e të dyshuarit Sokol Haliti, që ishin raportuar në organet ndjekëse nga viktima Hamide Magashi në korrik të këtij viti.

Kallxo.com ka siguruar dosjen hetimore në të cilën përfshihet deklarata e viktimës Hamide Magashi, e cila ishte dhënë në hetuesi muaj më parë.


Hamide Magashi është vrarë mbrëmë me armë zjarri në oborrin e QKUK-së. Autor dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili ende është në arrati.

E ndjera Magashi kishte raportuar se kishte pasur në vazhdimësi dhunë nga i dyshuari Sokol Halili.

Ajo kishte deklaruar se në çdo vizitë të cilën e kishte bërë te familja e saj kishte qenë nën përcjelljen e vjehrrës dhe vëzhgimin nga afër të bashkëshortit.

Përpos dhunës dhe kërcënimeve Magashi kishte denoncuar edhe se çdo pagë të cilën e realizonte nga puna në Komunën e Ferizajt ia dorëzonte bashkëshortit, duke ia paguar kështu edhe gjobat për kundërvajtjet në trafik.

Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

Magashi kishte deklaruar se disa herë më radhë ishte kërcënuar me armë.

Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

Çdo vizitë familjare të cilën e kishte bërë Hamide Magashi në familjen e saj kishte qenë nën shoqërimin e vjehrrës dhe vëzhgimin e bashkëshortit.

Kështu kishte deklaruar në hetuesi Hamide Magashi, e cila u vra mbrëmë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Dosja hetimore  përshkruan se përpos përcjelljes së vazhdueshme nga vjehrra dhe bashkëshorti, viktima kishte raportuar edhe për kërcënimet me armë, dhunën e vazhdueshme të cilën e kishte pasur nga bashkëshorti.

Pas këtyre deklaratave në fund të muajit korrik të këtij viti ishte bastisur shtëpia e të dyshuarit Sokol Halili. Gjatë kontrollit atij i ishin gjetur dy armë, njëra pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe një pistoletë me gas. Pasi ishte intervistuar në lidhje me këto armë të konfiskuara, i dyshuari me urdhër të prokurorit Rasim Maloku ishte liruar në procedurë të rregullt.

Për armëmbajtje pa leje Sokol Halili ishte dënuar në shtator të këtij viti me gjobë prej 300 euro.

Përpos akuzës për armbëtjeje pa leje, në gusht të këtij viti Sokol Halili ishte akuzuar edhe për veprën penale – kanosjes, ku rasti është duke u trajtuar. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori