LAJMI I FUNDIT:

“Sloboda prevoz” do ta ankimojë vendimin e Bashkisë së Shkupit për shkëputjen e kontratës

“Sloboda prevoz” do ta ankimojë vendimin e Bashkisë së Shkupit për shkëputjen e kontratës

Lenin Jovanovski nga “Sloboda prevoz” sot pasdite përmes një komunikate për media informoi se kompania në lidhje me informacionet për ndërprerjen e kontratës mes të Qytetit të Shkupit dhe “Slloboda prevoz”, do ta ankimojë këtë vendim të njëanshëm para organeve kompetente, përkatësisht në gjykatë.

Bashkia e Shkupit pasdite kumtoi se sot është shkëputur kontrata me shoqatën e transportuesve privat “Slloboda prevoz” për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që dalin nga kontrata.

“Në këtë rast, bëhet fjalë për obligimin për dhënie të vazhdueshme dhe të papengueshme të shërbimit publik për transport të udhëtarëve. “për fat të keq, ‘Slloboda prevoz’ më shumë se dy ditë në vazhdimësi nuk e kreu atë obligim kontraktues, me çka për shkak të mosrespektimit të kontratës, e njëjta është shkëputur”, informojnë nga Bashkia e Shkupit.


Prej atje u bëjnë thirrje të gjithë transportuesve privat të paraqiten në konkursin publik që do të publikohet gjatë javës së ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori