LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni në Maqedoni po përzë çdo ditë e më shumë të rinjtë nga vendi

Korrupsioni në Maqedoni po përzë çdo ditë e më shumë të rinjtë nga vendi

Korrupsioni është arsyeja kryesore që të rinjtë largohen nga vendi dhe bëhen të suksesshëm në vendet e huaja. Kështu vlerëson kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo thotë se shoqëria në vendin tonë është e ndotur nga korrupsioni dhe urgjentisht duhet të krijohet klimë dhe sistem i shëndoshë kundër korrupsionit, që të gjithë ata që ikën jashtë shtetit tonë, të kthehen.

“Ne kemi bërë eksport më të madh të mendjes. Mendjet më të mëdha jashtë shtetit funksionojnë dhe janë punëtor më të mëdhenj, ndërsa këtu nuk mund të kenë sukses sepse ka ndikime më të mëdha nga ana e politikës. Ekziston politikë e mos ndëshkimit, ekziston mungesë e transparencës, mungesë e integritetit. Të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë shumë në ekzistimin e korrupsionit. Kur kemi konstatuar se çka na pengon, duhet të ecim një hap para, ta largojmë atë që na pengon dhe të vijmë në një pastërti sepse vetëm me vetëdije të lartë mund të luftojmë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Zoran Ilievski nga koalicioni i organizatave rinore “SEGA” thotë se në analizat dhe hulumtimet e bëra, të rinjtë vlerësojnë se korrupsioni është çështja më shqetësuese për ta. Ai thotë se një e treta e qytetarëve mendojnë se kanë qenë pjesë e ndonjë lloj të sjelljes korruptuese ose rreth 540 mijë qytetarë.


“Hetimet e dëshmojnë të njëjtën se 63% e të rinjve mendojnë se sjellja korruptuese më e pranishme është ndikimi mes marrëdhënieve familjare e miqësore, më pas në vend të dytë tek 62% e të rinjve është korrupsioni i cili ka të bëjë me kryerjen e shërbimeve dhe dhënien e mitos, dhe dhënia e mitos tek 48% e të rinjve vlerësohet se është më e pranishme kur bëhet fjalë për korrupsionin… Me faktin që në vitin 2020 vetëm 87 persona janë dënuar për korrupsion tregon se është e domosdoshme të ketë ndryshime sistemore ose reforma në sistemin gjyqësor i cili duhet të veprojë”, deklaroi Zoran Ilieski, “SEGA”.

Ilieski shtoi se sipas hulumtimit të tyre vetëm 0.015% e rasteve korruptuese janë zgjidhur nëpër gjykatat e vendit. Kjo, sipas tij, tregon interesin dhe punën e ulët të sistemit gjyqësor në vend, për të luftuar korrupsionin. Andaj shton se duhet të bëhen reforma sistemore urgjente. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Kalo në kategori