LAJMI I FUNDIT:

Gjermania do t’i lehtësojë rregullat e punës – i nevojiten 400 mijë punëtorë të kualifikuar

Gjermania do t’i lehtësojë rregullat e punës – i nevojiten 400 mijë punëtorë të kualifikuar

Qeveria gjermane njoftoise planifikon të lehtësojë rregullat ligjore për hyrjen e emigrantëve që vijnë nga vendet jashtë BE-së, me qëllim që të mundësojë ardhjen e punëtorëve të kualifikuar që i duhen Gjermanisë.

Qeveria ra dakord për një projekt-ligj që do të ndihmonte migrantët e mundshëm nga jashtë BE-së me njohjen e aftësive dhe kualifikimeve.

Mungesa e punëtorëve kërcënon planet ambicioze të Gjermanisë për të inkurajuar futjen e burimeve të rinovueshme të energjisë, u tha gazetarëve ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck.


Habeck theksoi se Gjermania e dinte prej vitesh se do të kishte një problem demografik.Ndërsa, ministri gjerman i Punës Hubertus Heil tha se Gjermania ka punë të shkëlqyera për të ofruar dhe se duhet të forcojë imazhin e saj jashtë vendit dhe vlerësoi se është në interesin e Gjermanisë të paraqitet si një shoqëri kozmopolite.

Propozimi ligjor, meqë ra fjala, duhet të diskutohet dhe miratohet nga parlamenti gjerman.

Ekspertët thonë se Gjermania ka nevojë për rreth 400,000 punëtorë migrantë të kualifikuar çdo vit, veçanërisht për të plotësuar vendet e lira të punës në fushën e kujdesit shëndetësor, IT dhe ndërtimit, njoftoi agjencia amerikane./dw

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian

Ekonomi
Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Nis Java Globale e Ndërmarrësisë në Kosovë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Kalo në kategori