Botërori ka rikthyer skedinat, të paktën disa muaj më herët nga sa ishte parashikuar.
Nga viti i ardhshëm bastet sportive pritet të legalizohen sërish, online, pasi veprimtaria e lojërave të fatit u ndalua zyrtarisht më 1 Janar 2019.
Po teksa kumari është ende i paligjshëm dhe pret rikthimin me një vendim të parlamentit, sot të vendosësh një skedinë është shumë e lehtë.
Një telefon është gjithçka të duhet sot për të vendosur baste. Nga komoditeti i pëllëmbës mund të shikosh koeficientet, të plotësosh parashikimet dhe të vendosësh skedinën me shumën përkatëse.
Që nga hyrja në fuqi e ligjit që ndalon bastet, AKEP-it i është kërkuar mbyllja e të paktën 8,500 faqeve dhe domaineve. Kush dëshironte të luante pas 1 Janarit 2019, për të aksesuar një faqe duhej të instalonte VPN që trukonin vendndodhjen e përdoruesit. Ndërsa pagesa s’mund të bëhej me kartë, por duhej kryer përmes metodave alternative të depozitimit.
Por atje ku nis toleranca apo neglizhenca në rastin më të mirë është se shumë prej atyre faqeve të bllokuara më parë, sot mund të aksesohen sërish lirisht. Nga kompanitë kryesore të basteve në botë, që mund t’i kërkosh shumë thjesht në Google, deri tek faqet shqiptare, ku adresa dhe fjalëkalimi të vijnë me anë të një mesazhi.
Motori i kërkimit “Google” tregon se terma si “bet365” sot ka shënuar pikun më të lartë të vitit të fundit falë Botërorit.
Të luash është e thjeshtë edhe fizikisht. Këtu hyn roli i ndërmjetësve, persona që shpeshherë gjenden në lokale lagjesh, që hapin dhe menaxhojnë llogari bastesh, kryesisht të faqeve shqiptare të krijuara enkas.
Operacionet e policisë së shtetit me tituj si “Basti i Fundit” apo “Fati i Lojërave”, krahas lojës së fjalëve kanë zbuluar se fenomeni është sot i përhapur në çdo cep të vendit.
Vetëm vitin e kaluar u proceduan penalisht 203 persona për zhvillimin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit. Nëse rastet e kapura do të përbënin së paku 10% të totalit, atëherë sot në Shqipëri do të thotë se luhen çdo vit 30 deri në 50 milionë euro në baste sportive.
Me rikthimin e basteve, qeveria synon të përfitojë taksa nga paratë që shpenzohen gjithsesi për baste. Informaliteti është kaq i lartë, në një kohë kur bastet janë të ndaluara tërësisht. Por çfarë mund të ndodhë nesër me evazionin, kur vëmendja e forcave të rendit do të jetë shumë më e ulët?
Sipas kryeministrit pastrimi i faqeve të paligjshme do të bëhet nga kompanitë e huaja që do të fitojnë të drejtën të ushtrojnë këtë veprimtari në Shqipëri. Po të njëjtat kompani që sot, me neglizhencë apo me vetëdije shkelin ligjin dhe lejojnë që shqiptarët të vazhdojnë vesin. /A2 CNN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite